Në mungesë të parave kesh, Havana i propozoi Republikës Çeke për t’i rimbursuar borxhin e saj me mallra, duke përfshirë pije alkoolike si rum, bëri të ditur sot Ministria çeke e Financave.
“Pala kubane prezantoi një listë të lëndëve të para duke përfshirë disa marka të rumit”, sipas një deklarate të siguruar nga media.
Mediat çeke vlerësuan borxhin kuban me rreth 7 miliardë koronë (260 milionë euro) por sipas Ministrisë shuma e përgjithshme nuk është përfundimtare, ndërsa vazhdojnë bisedimet në lidhje me vlerën dhe rimbursimin e borxhit, të nisura në fund të vitit të kaluar.
Borxhi është trashëguar kryesisht nga shkëmbimet tregtare mes Kubës dhe Çekosllovakisë, që në 1993 u nda në Republikën Çeke dhe Sllovakinë, përgatiti Koha. (b.an)