• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kuba njeh pronën private, merr fund epoka Castro

by Java News
15/07/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuba do të njohë zyrtarisht pronën private për herë të parë, falë Kushtetutës së re që përfshin një numër të shumtë ndryshimesh, sipas asaj që informojnë mediet shtetërore.

Shitja e pronave u ndalua me ligj pas ardhjes në pushtet të Fidel Castros në vitin 1959, por u lejua pas ndryshimit të ligjit në vitin 2011.

Kushtetuta e re e shtetit të drejtuar nga komunistët do të riafirmojë faktin se planifikimi qendror dhe ndërmarrjet shtetërore janë kyçe për ekonominë. Ajo pritet të miratohet përmes një votimi në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.

Draftkushtetuta do të kërkojë gjithashtu edhe votën popullore përmes një referendumi, për miratimin përfundimtar të saj në pjesën e mbetur të këtij viti. Nëse ajo kalon, do të zëvendësojë Kushtetutën aktuale që u miratua nga Partia Komuniste në vitin 1976.

Bazuar në reformat e propozuara, Partia Komuniste do të mbetet forca politike dominuese në Kubë, por presidentët do të kufizohen me dy mandate 5-vjeçare radhazi, ndërsa pushteti politik do të ndahet mes presidentit dhe kryeministrit.

Me Kushtetutën e re do të ndalohet diskriminimi mbi baza gjinie, origjine etnike apo paaftësie. Grupet LGBT shpresojnë që të legalizohet edhe martesa mes të njëjtit seks.

Që prej vitit 2010, Kuba ka ndërmarrë një seri reformash tregtare, me synimin për të forcuar ekonominë e vendit ishullor.

Asambleja Kombëtare ka propozuar një seri reformash kushtetuese muajin e kaluar, përfshi edhe kufizimin e mandateve presidenciale dhe legalizimin e martesave gay, teksa vendi pritet të përcaktojë edhe të ardhmen politike.

Reforma e fundit kushtetuese e vitit 2002 dekretoi se, karakteri socialist i sistemit politik në Kubë ishte i parevokueshëm.

Presidenti Miguel Diaz-Canel njoftoi muajin e kaluar se ish-presidenti Raul Castro do të udhëheqë reformat potenciale.

Diaz-Canel mori frerët e pushtetit nga Castro gjatë muajit prill, ndërkohë që vëllezërit Castro, me Fidelin fillimisht dhe Raulin më pas, sunduan vendin mes viteve 1959 dhe 2018.

a.ç

Next Post
Shfrytëzoni diellin sot, pas mesnate do ketë ndryshim të motit

Diell dhe temperatura të larta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Janar 2026

January 8, 2026
Në nderim të Qemal Dishës – themeluesit të vizionit që ndërtoi sigurinë

Në nderim të Qemal Dishës – themeluesit të vizionit që ndërtoi sigurinë

January 8, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Rritet paga minimale, eksperti tregon kush përfiton e kush del i humbur

January 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

1 ndër 10 votues të Trumpit janë sot të zhgënjyer nga ai

January 8, 2026
Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

Raport mbi situatën nga moti i keq / MIE: Grupet e punës në terren, ndërhyjë kudo ku ka problematika

January 8, 2026
Merr vëmendjen e mediave italiane ndarja nga jeta e Shpat Kasapit: Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti kardiak

“Shpat Kasapi e parandjeu fatin e vet”, përlotet halla e këngëtarit: Brendia e tij ishte ndryshe…

January 8, 2026
Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

Përmbytjet, Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

January 8, 2026
Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

January 8, 2026
Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Pas Vlorës, urdhër evakuimi edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

January 8, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

VIDEO / Situata në Novoselë, reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In