“Ajo që duhet të mendohet tani është një koalicion i veprimit të mundshëm ushtarak në Kubë”, tha Suarez, babai i të cilit është i lindur në Kubë.
Ky propozim i Suarez vjen pasi Kuba është përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare në vite, me mijëra që demonstronin kundër mungesës së lirive dhe një krize ekonomike në rritje nën Presidentin Kuban Miguel Diaz-Canel dhe regjimin Komunist.
Ndërkohë qeveria komuniste e Kubës dhe mediat vendase po pretendojnë se protestat janë “organizuar dhe financuar” nga Shtetet e Bashkuara. Pergatiti BW