• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kualifikimi në Evropian/ Ja si shpërndahet premio 3 milion Euro

by A R
25/03/2016 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo arritje ka edhe shpërblim. Besimi i pamatë i të gjithë shqiptarëve te Kombëtarja u shpërblye me gëzimin për të parë kuqezinjtë të kualifikohen për herë të parë në Europian.

Untitled-3Mirëpo, edhe ata që kanë qenë në fushë meritonin të kishin një shpërblim, jo vetëm atë që morën në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, ku mijëra tifozë kanë derdhur lot gëzimi nga entuziazmi për të pritur heronjtë kur u kthyen nga Armenia, por edhe monetar.

Nëse Kombëtarja i shtoi miliona euro të ardhura Federatës për pjesëmarrjen në Europian, ishte radha e këtyre të fundit, dhe jo vetëm, që t’ua kthenin “nderin” lojtarëve.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se 3 milionë euro janë shpërndarë për 32 lojtarë të Kombëtares që kanë qenë pjesë e Shqipërisë gjatë këtyre kualifikueseve.

Ky numër është konfirmuar nga vetë trajneri i Kombëtares në konferencën e parë pas kualifikimit, pavarësisht se disa prej tyre nuk janë aktivizuar për as edhe një minutë të vetëm, ndërsa ka të tjerë që kanë qenë në fushë në të teta ndeshjet kualifikuese, në çdo sekondë që Shqipëria ka zhvilluar.

foto

Premio

Shuma prej 3 milionë eurosh që është vënë në dispozicion si premio për Kombëtaren është ndarë për lojtarët në “dy kategori”.

Në të vërtetë, nga kjo shifër duhen zbritur përafërsisht 600 mijë euro, që është shuma e përafërt që hiqen si taksa të detyrueshme për t’i kaluar arkave të shtetit.

Ndarja

Ata që kanë shumë minuta aktivizim dhe kontribut, pra “titullarët” dhe pjesa e mbetur e lojtarëve, mes të cilëve ka edhe nga ata që nuk kanë asnjë ndeshje aktivizim.

Në të parën, listë numëron përafërsisht 19 lojtarë, ndërkohë që në të dytën janë 13. Federata Shqiptare e Futbollit është munduar që ta mbajë të fshehtë një lajm të tillë, ndërkohë që gazeta ka arritur që të mësojë informacione rreth kësaj çështjeje.

Shuma

Sipas asaj që ka mësuar gazeta, grupit të lojtarëve kryesorë i është akorduar nga rreth 90 mijë euro secilit. Ndërkohë që pjesës tjetër të futbollistëve nga rreth 40 mijë euro.

Kuptohet që duke qenë se kjo shpërndarje është tentuar të mbahet e fshehtë, shifrat nuk kanë qenë kaq fikse dhe ka edhe përjashtime, si për lojtarë për të cilët është vendosur të marrin më shumë sesa këto shifra, ashtu edhe për futbollistë të tjerë, që mund të marrin edhe më pak sesa 30 apo 40 mijë euro.

Kuptohet që në këtë rast bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë aktivizuar asnjë minutë, ose që nuk kanë qenë të përfshirë në grumbullim në të teta ndeshjet.

Stafi i “përjashtuar” nga shpërndarja

Në ndarjen e premios që i është bërë Kombëtares, stafi i ekipit kombëtar ka qenë i përjashtuar. Ata nuk janë përfshirë në këtë shumë, duke qenë se secili prej tyre ka një kontratë personale me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kanë klauzola të veçanta për të gjitha arritjet e mundshme. Ndërkohë, në klauzolën e kontratës së parë të trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, ka qenë një klauzolë prej 200 mijë eurosh që ai i përfitonte automatikisht në rast se Shqipëria do të kualifikohej në “Francë 2016”, gjë e cila ndodhi./PanoramaSport

tabela 1

Next Post

Doda: “Drejtësia” dhe BKH të dalin nga duart e atyre që sillen si “laca lagjesh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In