• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kualifikimi/ Kombëtarja në ‘Euro 2024’, Sylvinho: Ja si punojmë me lojtarët, teknologjia na ka ndihmuar

by Java News
13/01/2024 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvio Mendes Campos Júnior ka dhënë një intervistë për median braziliane “OGOL” ku ka komentuar suksesin e arritur nga Kombëtarja në edicionin e fundit kualifikues të Kampionatit Europian, vendi i parë në Grupin E dhe kualifikimi në finalet “Gjermani 2024”.

Tekniku brazilian tha se është bërë një punë e madhe përmes databazës së të dhënave në Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ku u zbulua edhe sulmuesi Jasir Asani i cili spikati me golat e tij të bukur dhe vendimtar në sfidat kualifikuese.

“Sekreti është te interpretimi i të dhënave. Databaza e të dhënave është e mrekullueshme. Teknologjia na ndihmon shumë. Të gjithë ne që punojmë në futboll duhet të jemi të përgatitur për të interpretuar të dhënat dhe gjërat janë bërë më të thjeshta. Nga vjen, si vjen, kush është kundërshtari, çfarë ndodhi, si ndodhi, filtrojmë të dhënat dhe pastaj nisim punën në fushë”, tha fillimisht trajneri i ekipit tonë kombëtar.

Më tej, tekniku kuqezi shpjegoi edhe dallimet mes punës së përditshme në një klub dhe në ekip Kombëtar.

“Kjo të bën edhe më të çmendur (të presësh ndeshjet e Kombëtares). Janë dy punë të ndryshme. Futbolli është padyshim i njëjtë, por menaxhimi është i ndryshëm. Imagjinoni të keni një ndeshje shumë të përgatitur në detaje dhe të duhet të presësh edhe një muaj për të nisur punën me futbollistët. Kështu që do të duhet të kërkoni mënyra të tjera të për të menaxhuar situatën dhe madje të futeni në më shumë detaje. Është e vërtetë që në një klub keni imazhe të asaj çfarë dëshironi, stërvitjes dhe gabimeve gjatë një seance stërvitore, më pas ndeshja ku lojtari bëri apo jo gabime. Pra, procesi në një klub është më i shkurtër, ndërsa në një ekip Kombëtar ti gjithmonë thua: ‘Nuk kam kohë’. Kështu që e vetmja mënyrë është të punosh edhe më shumë me videoanalizë”, u shpreh trajneri Sylvinho.

Analiza e Sylvinhos vijon me mënyrën e punës së futbollistëve në një ekip Kombëtar dhe thotë se duhet të pasur kujdes për të shmangur gabimet.

“Të paktën gjysma e lojtarëve i nënshtrohet një procesi kontrolli nëpërmjet videove. Duhet të jesh shumë i saktë dhe të kuptosh se çfarë thuhet: ‘E di që skuadra jote luan në këtë mënyrë, trajneri juaj ju kërkon këto gjëra’. Prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shmangur gabimet. Ne tregojmë kujdes që të mos hyjmë në metodologjinë e punëve të tjera. Dhe futbollisti duhet të kuptojë që ju e dini se çfarë ndodh me të në anën tjetër. Është komplekse, është punë e vështirë, por kjo është mënyra se si e gjen veten në një ekip Kombëtar”, përfundoi trajneri Sylvinho./m.j

Next Post
Reklamë emrit? Flamur Noka: Flamuri i PD është simbol i lirive të fituara, sot sërish protestë në mbështetje të Berishës

Reklamë emrit? Flamur Noka: Flamuri i PD është simbol i lirive të fituara, sot sërish protestë në mbështetje të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In