• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku të gjejmë një popull që do të zezën e vet?

by Frrok Çupi
26/02/2021 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Qysh mbrëmë e tash e mbrapa, nuk ka mbet gja tjetër, veç të gjejmë atë popull që do të zezën e vet!,- do të shkruante Fishta sapo të përballej me këta shakllabana që ia duan të keqen kombit, mjaft të kënaqin mizerjen e tyre. Mbrëmë, kur një agjenci perëndimore e sondazheve shfaqi rezultatet e një pyetësori të zhvilluar në vendin tonë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, papritur u sulën njerëz. Disa thanë ‘të çohet në burg’ kompania, disa thanë se kompania qenka ‘buçë e qeverisë’, disa thanë ‘të ndalohet ajo shtrigë’ që guxon e  flet kështu. Çfarë nuk po dëgjojmë akoma edhe në këto momente…

E cili është mallkimi i IPSOS? IPSOS, që u thërrit nga bota perëndimore, doli në terren e pyeti qytetarë shqiptarë, dëshmoi atë që i treguan, dhe kaq. Doli se 56 për qind e njerëzve do të donin qeverinë që kanë sot, doli se çereku i qytetarëve e shikojnë se vendi shkon në drejtimin e duhur- gjë që jo shpesh ndodh edhe me kombet fqinje apo kontinentalë. Doli se shqiptarët nuk e shanë vendin dhe jetën e tyre- gjë që i preku shumë sidomos analistët. Domethënë doli se këta që nxijnë nëpër studio, nëpër tribuna, nëpër qymezë, nëpër parti, nëpër digitalë…, këta ia paskan ‘fut kot, plako!’ se nuk u ka zënë gjëkundi vend fjala. Njerëzit e njohin veten, e prekin veten sa herë u thonë ‘jo, nuk je ti!’, kanë sytë e tyre, të mirën dhe të keqen i peshojnë sipas rëndesës së tyre, dinë se çfarë ndodh me ta dhe me botën rreth tyre…

Deri më sot nuk u gjet një kompani botërore që të shpikë mes qytetarëve shqiptarë ‘të zezën’ që shakllabanët e shërbejnë si kualitet të kombit. As IPSOS, kjo kompani e perëndimit, nuk e tha. Në burg nuk e çojnë dot- siç po thonë, por një gjë duhet bërë.

Atëherë duhet gjetur një popull që t’i dojë të zezën vetes (!). Se vetëm ky lloj populli do të flasë para mikrofonave gjithçka që kërkojnë ‘zezagjijtë’.

Atëherë iu dashka bërë e zeza që populli ta thotë me gojën e vet

Iu dashkan sulur matrapazët që t’ia bëjnë çorbë pronën e të mos e marrë vesh njeriu- njeriun… Po këtë ia kanë bërë një herë, që me 7501 e vazhdimisht…

Iu dashkan mbledhur ç’kursime e përfitime kanë vënë në jetë- a nga një copë tokë a nga dy dhi përdore, dhe t’u futen në skema piramidale ‘kapitaliste’. Edhe këtë ua bënë një herë, keqas.

U dashkan sulmuar me armë sapo të ngrenë krye pse u kemi marrë kursimet… Edhe këtë ua bënë.

U dashkan lënë dyerve të gjykatave ku të mos gjejnë kurrë drejtësi. Po edhe këtë tmerr ua kanë vënë mbi kokë; askush nga populli nuk gjeti drejtësi, gjykatësit e plepave ishin një shpikje alias Pol Poti, e prapë nuk u nxi gjithçka…

Atëherë u dashkan mashtruar më shumë. Më shumë çfarë të mashtrojnë!, por popullorët nuk besuan. Një popull që nuk e beson mashtrimin, ky është ‘popull i keq’. I thua njëmijë herë se ‘të kanë vdekur njerëzit nga Covid’, e ky njeri beson  atë që shikon, njeh kujdesin e shtetit dhe i shikon njerëzit në jetë… Ky popull, sipas tyre, nuk na dëgjon se nuk e do të zezën.

Atëherë duhet përdorur magjia e Circës, magjistarja e Odiseos, që i ktheu luftëtarët në derra. Edhe Odiseo u vërtit nëpër dete dhjetë vjet drejt Itakës, njësoj sa këta 12 vjet në opozitë, por ‘Itaka’ nuk po duket. Atëherë të kthehen njerëzit në derra e të humbin kujtesën….

Kjo është zgjidhja sipas këtyre

Next Post
Akuzohet për “Falsifikim dokumentash”/ Shkarkohet gjyqtari i KPA, Luan Daçi

Përfundon procesi gjyqësor ndaj ish-anëtarit të KPA, Luan Dacit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In