• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku të çon mushka, o gomar?

by Anri Bala
18/09/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala

“Lufta” kundër drogës vazhdon, të paktën ashtu duket nëpër kronika! “Opozitarizmit” tuaj nuk i ka mbetur veçse një kalë lufte! Ndërsa kalorësi, i plagosur si mos më keq prej përplasjes së fundit, me vështirësi po mbahet rreth qafës së hamshorit të tij. Me trupin e pafuqishëm, dergjet i drobitur në kurrizin e kafshës, kurse lodhjen ja tregojnë shalët e gjata, që lëvizin të pafuqishme mbi belin e tij të hollë. Lufta kundër kanabisit, marijuanës, heroinës, kokainës, skafeve dhe avionëve, do këllqe, ooo gomarë! Është llogore për burra dhe jo për çupëlina të mbajtura me hatër brenda partisë.

Ndërsa ju, si budallenj të pandreqshëm që jeni, të vetmin kalë që “keni”, ja keni dhënë në përdorim gomarit, i cili po e shfrytëzon si ai i “Trojës”, sepse gjykon se do t’i sjellë fitoren. Kur e shoh kalorësin tuaj, më vjen natyrshëm shprehja: “Ku të çon mushka, o gomarë!” Si strateg të këqij që jeni, mundoheni t’i hidhni hi syve njerëzve, ndërkohë me ata që kanë pushtetin, me votë dilni të humbur në çdo përballje.

Ju e keni me popullin trojan, që nuk “dorëzohet”, duke e shembur vetë qytetin e Trojës, për të ngritur flamurin e hershëm të Spartës tuaj. Flamurin e Spartës me “dyfletëshin jeshil”, të zgjedhur nga ju, që kur erdhët për herë të parë në pushtet. Në atë kohë, ju as nuk e dogjët dhe as nuk e shkatërruat, por e dashuruat bashkë me një dasho, dash, dashnorë apo dashamirin e kanabisit.

Ndaj flamuri i dyfletëshit ju takon, ju ka hije, sepse është i juaji. Nuk besoj se e keni harruar gjakun e efektivit të policisë, që u derdh në “parajsën” tuaj?! Mbretëria juaj e hashashit ishte si kopshtet e Edenit, ndërsa dashuria juaj për të, idilike! Por hashashin na e latë në derë kur u rrokullisët në humnerë. Në atë humnerë ku ndodheni dhe sot, që mundoheni të dilni duke u kapur pas gjetheve të atij që ju rrëzoi.

Qëmoti, kur shkonit në “Kolumbin” tuaj, shtëpinë tuaj më të rrezikshme, mbanit fjalime frymëzuese, premtime, ndërsa pas kryetarit tuaj lulëzonte “dygjethshi” dhe ishte pjesë e kronikës. Asnjë fjalë nuk dëgjohej për të ardhmen, megjithëse e sotmja kishte kriminalizuar një komunitet të tërë, një komb të tërë!

Flokëziu i juaj, i zi dhe e i katranosur me bojë flokësh, ishte aty, i pari i rendit dhe i vendit, por i kënaqej syri kur shikonte plantacionet e mrekullueshme, që kushtonin miliarda dollarë dhe i përgëzonte me sy dhe me shpirt. “Flokëbojatisuri” juaj, është dhe sot po aty dhe çirret e ngjiret, se do ta pastroj vendin nga hashashi ose do e legalizoi. Por duhet që ju, o “trojan”, të bindeni dhe t’a lejoni dhe njëherë ta provojë, kësaj radhe… si kryeministër. Bëjeni zëmrën e madhe se nuk bëhet kiameti!

Ai ka “vlera” në luftë kundër narkotikëve, vlera të veçanta dhe të pamohueshme. Kurrë nuk u mërzit, kurrë nuk u ankua, megjithëse ata matanë detit e matan kufirit qanin e lebeteshin, se po i’u mbyste fëmijët. Qanin e ulurinin, që të mos bashkëpunonte me trafikantët, por “flokë boja” nuk dëgjonte ose bënte sikur nuk dëgjonte. Mesazhi i tij dhënë për “bujqit e dyfletëshit” shumë vjetë më parë ishte i qartë: “Lulzo o kanabis lulzo, deri sa të jemi ne të lulzimit”.

Mirëpo erdhën këto të “shkatërrimit”. Drogën nuk e sollën ata, por e gjetën mes jush. Këta të “shkatërrimit”, janë për të shkatërruar dhe djegur, ndaj nuk dinë punë tjetër. Këto nuk u ngjajnë juve, që nuk ndiheshit me variantin: “Urtë e butë, e tigani plotë”. Këto djegin, shkatërrojnë, arrestojnë, luftojnë, por ndonjë gjë edhe u shpëton, sepse nuk është e lehtë të luftosh me krimin që vlenë miliarda.

Ndërsa për ju u “ngarkuan” anije e kamiona, pse mërziteni se për këta po “ngarkohen” ca aviona?! Ju nuk mërziteni, por tani jeni në atë derexhe, sa nuk dini se ku të kapeni, sepse i’u ka humbur dhe “fija e barit”, shpresa e atij që po mbytet.

Mirëpo, keni zgjedhur armën e gabuar për të luftuar. Çfarëdo që të bëni ju, askush nuk do t’u besoj me kalin që keni zgjedhur. Ju të bandës së “Mercedesave”, që modelin tuaj edhe Merkeli do e kishte frikë ta kishte, t’iu besojmë se do ta bëni të keqen tuaj më të madhe që i keni bërë këtij vendi, në të mirë sot!

Mos na dini për të marrë, apo mendoni se na ka zënë hashashi?! Ai kali juaj, është kali i zbuluar tashmë, ose siç thonë shkodranët, që ju i “doni” aq shumë: “Kal i cofun”. Ndaj nuk ndryshon asgjë kamioni me avionin. Bëni mirë gjeni armë të tjera, mjaft na çatë trapin si luftëtarë të antidrogës!

Ka plotë “armë halli dhe derti” ky popull, armë të cilat ka dëshirë çdo qytetarë i qytetëruar t’i përdor kundra qeverisë që ka. Ju doni që gjilpërën e humbur në errësirë t’a kërkoni aty ku ka dritë, por nuk ka gjilpër. Ju doni që të shkojmë në luftë me lugë alumini, për të ngrënë çorbë! Ju nuk e pranoni që i keni konsumuar të gjitha armët deri tek lugët!

Nëse do të vazhdoni t’i bini fyellit me avazet tuaja të pështira, të kohës kur “na ishte njëherë”, atëhere armët tuaja do i’u kthehen në “bumerang”, në vetvrasje. Shqiptarëve nuk do u ngeli gjë tjetër vetëm të protestojnë kundra jush, kundër opozitës që i la pa opozitë!

Next Post
Shtypni këto pika dhe do të zgjidhni problemin me dhembjen e shpinës

Shtypni këto pika dhe do të zgjidhni problemin me dhembjen e shpinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In