• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku po shkon PD? Lubonja: Shkelmimi i dyerve, minimumi. Nga të dyja palët përdoret dhunë. Berisha e Basha…!

by Java News
22/12/2021 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata brenda PD-së, ku dje përfaqësues të ish-kryeministrit Sali Berisha u futën dhunshëm, pasi njëri prej tyre shkelmoi derën e një prej sallave, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Pikat mbi I’ në ‘Neës24’.

Analisti Fatos Lubonja ka dhënë pikëpamjen e tij mbi situatën në të cilën ndodhen demokratët, ndërsa iu përgjigj pyetjes së; ku po shkojnë demokratët?!

Sipas Lubonjës, shkelmimi i derës ishte minimumi që mund të bëhej në këtë rast, ndërsa kritikoi të dyja palët se mund të kishin gjetur një zgjidhje.

Lubonja: Besoj se kemi kohë që po e diskutojmë dhe po e themi se ku po shkon PD. Kemi folur për përçarje, që po thellohet. Po shkon drejt konflikteve dhe fizike. Është dobësim i mëtejshëm i partisë.

Nëse do një mendim tjetër se ku po shkon, po shkon drejt një partie apo dy partish autoritare. Kjo historia e selisë që tregoni ju, flet shumë. Jo vetëm dhuna, por dhe drunjtë kur futen, janë të dyja dhunë.

Këtu në shkollë të mesme, e kanë si traditë që nxënësit e ‘pushtojnë’ shkollën, pasi është simbolikë se ajo është e tyre. Ata bëjnë kuvendet e tyre, dhe konsiderohet si pjesë e mësimit të demokracisë.

Një seli e një partie që edhe Basha vetë pretendon se një pjesë e mirë e atyre që kanë shkuar me Berishën, janë me PD, t’ju mbyllet selia është problem. Duhet t’ju ishin gjetur të tjera forma. Shkelmimi i derës është minimumi që mund të bëhet. Po jetojmë në një regjim, që mund të rrëzohet me protesta.

Nëse Basha konsiderohet si pjesë e regjimit, ky është diskutimi. Duhet të ketë edhe veprime të tilla. E pash që u theksua shumë nga ana e Bashës që ai që vuri shkelmin ishte trafikant. Problemi më i madh që kemi me krimin, është se ky është me policinë , me shtetin.

Që të mbijetojë krimi në atë vend, të pastrojë paratë, i duhet qeveria, policia. Kjo tregon se ku po shkon PD. në vend që të përqendrohen në problemet e mëdha që ka vendi, merrem me njëri tjetrin. Zgjidhjen na e kanë dhënë grekërit e lashtë.

Ata e kanë krijuar demokracinë. E dini ju se cila ishte forma më e thjesht e shfaqjes së demokracisë. E shfaqnin duke u mbledhur te ajoi Agora. Skllevërit nuk votonin dhe gratë. Por ata që votoni ndaheshin në pjesë. Shkonin të gjithë se e kishin me detyrim. Ngrinin duart dhe tregonin nëse ishin pro apo kundër dhe mbaronte historia.

Këtë gjë duhet të kishin bërë këta zotërinj, të mblidheshin dhe të merreshin vesh. Të mblidheshin në një stadium dhe të ndaheshin në dy tribuna. Me njerëz që duan të punojnë me prapaskena dhe gojët e forta që i kemi trashëguar, do të vijmë te konflikti.

Kur shkon te ‘kush është më i fort’ del një problem tjetër. Më i forti në këtë kuptim është Basha. Ai mund t’i mbajë ato zyra, me mbështetjen e Ramës, me gjykatat. Por partinë e ka ai tjetri./m.j

 

Next Post
“Ke qenë dashnore dhe more një plak”/ Rudina Dembacaj reagon ndaj ndjekëses: Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua

“Ke qenë dashnore dhe more një plak”/ Rudina Dembacaj reagon ndaj ndjekëses: Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Lubonja nje karkakec komentues qe nuk ka kellqe per dhune ,dhe vetem dhune propagandon.Dil ne ball or budall se populli te njeh sa trim njeh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In