• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ku po shkon i gjithë dezifenktanti i duarve?

by Java News
05/04/2020 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raftet janë zbrazur nga dezifektantët e duarve, ndërkohë që shitjet në internet janë shtuar shumë. Në këshillat e mjekëve është thënë shpesh se duhet të lajmë duart shpesh dhe të përdorim dezinfektuesin e duarve, por shumë njerëz po luftojnë për të gjetur një të tillë.

Nëse të gjithë në botë do të kishim një shishe të vogël me dezifektant, e gjithë bota do të duhet të kishte 385 milionë litra lëndë, por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që kanë këshilluar profesionistët e kujdesit shëndetësor, për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit të ri.

Para koronaviruisit, bota prodhonte më shumë se tre miliardë litra në vit, sipas analistëve të tregut, Arizton Advisory dhe Inteligjence dhe kjo ndoshta shpjegon se ne po hasim një problem për ta pasur këtë produkt.

Është e thjeshtë të akuzosh shitësit për këto çmime, por kompania që shet dizifektantët, Hert Tools, thotë që nuk është aq e thjesht përgatitja sa ç’e mendojnë njerëzit.

“Ne kemi marrë shumë kritika për çmimet dhe shumë njerëz mendojnë se ne po fitojmë jashtë mase shumë, por kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi në pozicionin që kemi një marzh të mjaftueshëm fitimi, vetëm sa për të qëndruar në treg,” shprehet zëdhënësi i kompanisë Paul Stephenson.

Kompania zakonisht është marrë me shitjen dhe dhënien me qira të mjeteve në industrinë e ndërtimit, por nisi të importojë produkte sanitarë sepse klientët po e kërkonin shumë këtë produkt. Por kompania ka luftuar për të marrë furnizime dhe kostoja po rritet çdo ditë

“Unë nuk mund të garantojë që do të shpërndajmë dezifektant ditën tjetër dhe kjo gjë ndodh sepse çmimi i përbërësit kryesor është rritur shumë,” shpjegon Stephenson.

Dezifektantët Herts Tools janë shitur dhe prodhuar nga një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për produkte të kujdesit për lëkurën e quajtur Zidac Laboratories. Drejtoresha e saj, Jurica Weissbarth, ka realizuar shumë thirrje kohët e fundit.

“Zidac mund të bëjë 150,000 shishe dezifektant në ditë, por për dy javët e fundit linja e prodhimit ka rënë. Ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë etanol, alkoolin që vendos në dezifektantin e tij dhe i cili duhet të përbëjë të paktën 60% të produktit që të shkatërrojë viruset (dhe bakteret) në mënyrë efektive,” shprehet ajo.

Nëse dezifektantet nuk bëhen nga etanol, ato mund të bëhen edhe nga alkooli izopropil, i quajtur edhe IPA. Ekzistojnë një numër i kufizuar i kompanive që prodhojnë këto lloje të alkoolit në një shkallë industriale. Prodhuesit më të mëdhenj janë në Kinë, Francë, Gjermani, Hollandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Në Francë qeveria urdhëroi që të gjithë dezifektantët e prodhuar në Francë të qëndrojnë aty dhe të mos importohen.

“Kjo është një masë shumë ekstreme në Evropë, ku supozohet të jemi të gjithë një,”thotë Steven Willekes nga furnizuesi kimik DutCH2 në Hollandë.

Ai mendon se çdo vend që nuk ka furnizimin e vet me këto alkoole mund të ketë mungesë të madhe të dizifektantëve. Sipas tij kjo shpjegon faktin pse kompanitë e pijeve si Pernod Ricard, që e bëjnë Absolut Vodka, dhe Diageo, tani po ofrojnë alkool që do të përdoret për të bërë dezifektantët, ose do të bëjnë vetë prodhimin e tyre.

Qeveria indiane ka kërkuar shprehimisht industrinë e pijeve alkoolike dhe industrinë e sheqerit që të sigurojë etanol për të dhënë ndërmarrje sanitare.

Chad Friese nga Chippaëa Valley Etanol Company në SHBA, thotë se ka mjaft alkool për të bërë një sasi të madhe dezifektantëesh, thjesht prodhimi i tyre tashmë po bëhet nga industri të ndryshme. Fabrika e tij po funksionon me kapacitete të plota dhe po dërgon sa më shumë që të jetë e mundur në industrinë e dezifektantëve, por gjithashtu ka edhe angazhime të tjera.

Kështu që kur njeriu i tretë më i pasur në Britani premtoi të ndërtonte impiante prodhimi të dezifektantëve në Britani të Madhe, Gjermani dhe Francë brenda pak ditëve dhe të furnizonte spitalet falas, do të ishte logjike pyetja “se ku do të merrte alkoolin për të mbushur linjat e tij të prodhimit?

Por sipas ekspertëve ai nuk do e ketë shumë problem sepse zotëron Ineos, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Evropë si me etanol ashtu edhe me alkool IPA. /BBC

Next Post
Shtypi italian ‘përplaset’ me gjeneralin rus: 80% e ndihmave që na sollët ishin të padobishme

Shtypi italian 'përplaset' me gjeneralin rus: 80% e ndihmave që na sollët ishin të padobishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In