Udhëheqësit e opozitës kanë vendosur të ulin “armët” dhe t’i lejojnë vetes një pushim të shkurtër këtë fundjavë.
Sali Berisha duket se ka hedhur pas krahëve rekordet me not. Dallgët që i erdhën nga përtej Atlantikut dhe La Manshit, kanë bërë që ai të zgjedhë me kujdes rrugën ku ecën.
Ilir Meta ka lënë boronicat e Tropojës dhe i është rikthyer Lurës dhe Monikës. Në vjeshtë dallgë të vështira e presin edhe ish-presidentin, të cilin socialistët kanë plan ta lënë jashtë Parlamentit.
Për të treguar se është gati Ilir Meta ka nxjerrë nga gardëroba një bluzë marinari, shenjë se është gati të përballet me stuhi detare si komshiu i tij në Lalz.
Ndërkohë, Edi Rama i pa ngacmuar nga streset e listave dhe as frika e bllokimeve presidenciale, vazhdon edhe në pushime, të takojë të huaj. Për një moment Olimpi ka zbritur në Dhërmi dhe Zeusi ka mësuar shqip.
Të paktën e dimë ku rrinë krerët e politikës para garës së ardhshme që nis në shtator. Secili pushim, secili më vete.
Saliu i Sllobodankës me Liken e Moniçkës, janë të dy në Vilat e tyre, në Gjirin e (Derrave) Lalëzit, në pritje të mandatës së arrestimit……nga përtej detit……sepse komshiu i tyre Arben Kraja, shefi i SPAK-ut, po në Lalëz, ka frikë të hetojë për ta…..