• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) Ku po i kalojnë pushimet, futbollistët e Kombëtares?

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mbyllja e kampionatit europian menjëherë pas fazës së grupeve për skuadrën tonë përfaqësuese, ka qenë dhe hapja e sezonit të pushimeve për një pjesë të lojtarëve.

Sulmuesi kryesor i kuqezinjve në Francë, Armando Sadiku, ka qëndruar më së shumti në Tiranë dhe Elbasan, qytetin e tij të lindjes në periudhën posteuropian. Në rrjetin privat Instagram ai ka shfaqur ditët e pushimit me miqtë familjarët e tij nëpër diskotekat e kryeqytetit.

Deri sa njoftoi të gjithë me një foto nga Piazza D’Uomo, se ndodhej në Milano, në pamje të parë për pushime, por nëse do të ketë ndonjë lëvizje të rëndësishme merkatoje në këtë qytet për të, akoma më mirë.

Pushimet familjare në Antalia të Turqisë ka zgjedhur dhe mbrojtësi Andi Lila. I shkëputur prej mëse një muaji nga familja, prej fazës përgatitore në Austri e më pas Europiani, Lila më së fundi ka gjetur momentin për bashkëshorten dhe djalin e vogël Ajan.

Një udhëtim edhe më të largët ka marrë sulmuesi tjetër kuqezi, Sokol Cikalleshi. Kavajasi ka zgjedhur Maldivet, si ilaçi më i mirë për të harruar mosaktivizimin e europianit.

I vetmi që kërkoi më tepër, pas 1 mln eurove premio nga kryeministri dhe pasaportave diplomatike, ishte mesfushori Ergys Kaçe. Futbollisti i PAOK-ut në Greqi i kërkoi kryeministrit edhe një makinë dhe ndërsa nuk dihet nëse ja plotësoi apo jo dëshirën kryeministri, Kaçe shihet në rrjetin e tij Instagram tek poston një makinë të sapoblerë, Audi TT,  aq shumë e ka postuar këtë makinë sa mezi dallohet që veç këtij gëzimi, ka shijuar edhe pushimet me familjen e tij dhe vajzën disamuajshe, në Alania të Turqisë.

Ndërkohë Mërgim Mavraj mbetet i rezervuar si gjithmonë për jetën e tij private. Me këtë foto të fundit në kryeministri gjigandi i mbrojtjes shqiptare shpall edhe kandidaturën për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Në fund të fundit pse jo, ndoshta kontributi i tij është edhe më i madh se i ndonjë politikani, për imazhin e Shqipërisë.

Për të shijuar bregdetin shqiptar ka qenë i pranishëm prej disa ditësh në jugun e vendit edhe mesfushori i palodhur kuqezi, Amir Abrashi. Në rrjetet sociale ai është parë i shoqëruar me mikun e tij të ngushtë, dhe kundërshtarin e kuqezinjve në lojë, Xherdan Shaqirin. Dyshja shqiptare kanë shijuar sëbashku me miqtë e tyre disa nga bukuritë e rivierës.

Lorik Cana, i cili në mbyllje të karrierës së tij me përfaqësuesen shihet i relaksuar duke bërë pazar e duke mbajtur ende gjallë markën e tij tashmë private, LC5 ndërkohë që zëvendësi i tij në përfaqësuese Ansi Agolli ka rifilluar menjëherë përgatitjet me skuadrën e tij për Kupat e Europës.

ma.me

s1s2s3s4s5

Next Post

Veliaj: Xhamia e Namazgjasë do të jetë edhe qendër kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In