• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ku përfunduan 7 mln euro të grabitura? I penduari: 300 mijë euro që fitova i lashë në kumar

by A R
01/03/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse janë vjedhur rreth 7 milionë euro në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar –Rinas, policia ka arritur të gjejë rreth 300 mijë euro. Një pjesë tjetër, të arrestuarit kanë pretenduar se i kanë harxhuar në lojra fati.

vlcsnap-00204_1

ABC News zbardh një pjesë tjetër të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Admir Çerpija.

Ish-efektivi i forcave komando Neim Avdulaj, njëherazi ndërmjetësi mes informatorëve të transportit të parave të bankës dhe grabitësve, pranon se paratë e fituara nga grabitja i ka harxhuar në kazino.

ABC News ka mësuar se në deklarimet e dhëna para hetuesve, Avdulaj ka pretenduar se paratë që fitonte në formën e shpërblimit për dhënien e informacionit i ka harxhuar në lojra fati. Edhe ditën e arrrestimit nga policia, ai është prangosur para një kazinoje në Vlorë.

Në dëshminë e tij, ai thotë se rreth 300 mijë euro i ka harxhuar në kazino, shumë kjo që ka pretenduar se e ka fituar nga dhënia e informacionit për grabitësit e rrugës Qafë Kashar-Rinas.

Nga ana tjetër, edhe Admir Çerpja i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka sqaruar se një pjesë të parave që ka fituar i ka harxhuar në lojra fati. Ai ka sqaruar para hetuesve, se ishte ai që ka bërë prezantimin e Dash Kupës me Neim Avdulajn, pasi ky i fundit po kërkonte njerëz që të grabisnin mjetet e transportit të parave të bankës.

Sipas Çerpjas, fillimisht Avdulaj kishte menduar të godiste vetë mjetet e transportit, pasi masat e sigurisë ishin nën nivelin minimal. Por më pas, kishte kërkuar njerëz që të bënin grabitjen dhe ai ti furnizonte me informacione, ashtu edhe siç ndodhi më vonë.

Për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve, Avdulaj kishte organizuar Fatjon Xhyliun, Ditjon Memlikajn dhe tashmë të penduarin e bandës, Admir Çerpija.

Ky i fundit, ka treguar se për vëzhgimin e dhjetorit të 2015-s, ku u bë grabitja e parë e eksportës së shoqërimit të parave të bankës, ka përfituar në formë shpërblimi 70 mijë paund, në prerje të vogla.

Këto para, ka thënë Çerpja më pas i ka shpenzuar në bixhoz dhe në investime në shtëpinë e tyre në lagjen Bathore në Tiranë.

Për dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas, tashmë janë arrestuar 4 të dyshuarit për dhënien e informacionit, 2 të dyshuar si pjesëmarrës në grabitje dhe Admir Murataj që tashmë është shpallur në kërkim./a.m.

Next Post

Basha: Republika e re do mbushë burgjet me narkotrafikantët që do nxjerrim nga sallonet e kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In