• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ngjajnë kundërshtarët shqiptarë të projekteve perëndimore në Ballkan?

by Mero Baze
01/08/2021 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një ngjashmëri të frikshme mes politikanëve shqiptarë që tentojnë të kundërshtojnë projektet perëndimore të mbështetura nga SHBA dhe BE, për Ballkanin, në mënyrën se si i kundërshtojnë dhe refuzojnë ato. Eshtë gati si një manual që e zbatojnë të gjithë njësoj.

Në fillim thonë që nuk është nismë perëndimore, por është e dikujt nga Perëndimi që seç ka një lidhje në Serbi apo Rusi. (Këtu e ha gjithmonë Mathew Palmer, se ka gruan serbe)

Pastaj “zbulojnë”që ka gisht dhe Sorosi.

Më pas zbulojnë që është vepër e ambasadorëve amerikanë në rajon, dhe ndonjë diplomati evropian.

Dhe në fund pastaj e hedhin poshtë si projekt antishqiptar që është i ndikuar nga Serbia, Rusia Kina apo Korea e Veriut.

Eshtë identike mënyra se si dyshja Meta-Berisha kundërshtoi dhe tani po lufton Reformën në Drejtësi. Eshtë po ashtu identike mënyra se si Albin Kurti po refuzon dhe kundërshton nismën rajonale të “Ballkan Open”, edhe pse qeveria e Kosovës e ka firmosur atë në Trieste më 2017 dhe në Uashington më 2020.

Sot Albin Kurti kishte gjetur argumentin e fundit që zakonisht Berisha dhe Meta përdorin në këto raste, atë që është lojë e Rusisë dhe Kinës. Po t’i dëgjosh këta në Tiranë, kur flasin për nisma zyrtare të politikës amerikane, të vjen të qash për Amerikën, pasi këta zbulojnë që këto nuk janë interesat amerikane, se interesat amerikane i përfaqësojnë “këta tanët”. Këto janë interesa ruse dhe kineze. Siç foli sot Albin Kurti.

Procesi i bashkëpunimit rajonal, mes vendeve të Ballkanit juglindor, i nisur si Proces i Berlinit, mund të mos përfundojë kurrë me sukses, dhe mund të mos ketë në finale ndonjë produkt për të hyrë në histori. Nuk është ndonjë objektiv final që ky proces të bëjë Ballkanin “Evropë”, sa i përket raporteve të vendeve me njëri-tjetrin dhe fuqizimit të bashkëpunimit të tyre.

Por ky proces është një nisëm evropiane dhe amerikane, shumë zyrtare, biles e vetmja më serioze këtë dekadë, e cila po përpiqet të ketë sukses.

Përfshirja e Kosovës në këtë nismë, vlen që të mos lërë karrigen e saj bosh në një tryezë ku të fton SHBA dhe BE, nuk vlen për të gjykuar Kongresin e Berlinit, Bismarkun, apo Konferencën e Bujanit.

Nuk është ndonjë dramë e madhe, nëse ky proces nuk bën asgjë në finale, por është dramë e madhe që Kosova t’i kthejë kurrizin nismave të BE dhe SHBA në rajon, duke u vetëizoluar. Aq më tepër, pastaj të dalë një kryeministër si Albin Kurti, që tu tregojë amerikanëve dhe evropianëve, që janë autorë të këtij procesi, që ky është proces për të favorizuar rusët dhe kinezët. Këtu madje behet dhe dallimi mes Lulzim Bashes dhe Berishës. Basha nuk e kundërshton procesin, por “ka idetë” e tij si behet më mirë, ndërsa Berisha është ne linjën e zjarrit.

Në fund të këtij procesi i cili mund të zgjasë përtej Ramës, Vuçiqit, e Zaevit, do të mbahet shënim që Serbia ishte në anën e Perëndimit dhe Kosova ishte kundër Perendimit, pasi kryeministri i saj, kishte zbuluar se pas Xho Bajdenit dhe Merkelit fshihej Putini dhe Kina. Siç zbulon përditë Sali Berisha dhe Ilir Meta, që vendimet në Departament të Shtetit, i merr Edi Rama me Xhorxh Sorosin.

Next Post
Të dhëna tronditëse nga Greqia: Çdo muaj, një grua e vrarë nga burri; 118 në 6 vitet e fundit

Të dhëna tronditëse nga Greqia: Çdo muaj, një grua e vrarë nga burri; 118 në 6 vitet e fundit

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Mero, funksionojne si rezidenture!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In