• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku na ka humbur presidenti?

by Alfred Peza
12/03/2019 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që praktikisht duhej të ishte periudha më intensive e aktivitetit publik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, rezulton si një nga segmentet më të qeta, të heshtura dhe larg fokusit të medias dhe opinionit publik.

Si rrallëherë qëshkurse ka ardhur në krye të shtetit, prej tri javësh me radhë, Ilir Meta ka mbajtur një profil aq të ulët si “babai i kombit”, sa nëse nuk do të ishte ndonjë dekorim apo takim nga ato që nuk zenë më shumë se dy titra apo dy rreshta në ndonjë cep mediash, emri i tij edhe mund të mos ishte përmendur fare.

E gjitha kjo, përkon me këto tri javët e njërës prej periudhave me zhvillimet më të rëndësishme, qëshkurse z. Meta u votua për të qenë në krye të shtetit. Ky kontrast i thellë mes njërës prej zhvillimeve më të bujshme politike në Shqipërinë e 30 viteve të fundit ndoshta, që ka të bëjë me dorëzimin e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës Parlamentare dhe heshtjes së tij shembullore, është i pashembullt në llojin e vet.

Kjo sjellje e Kreut të Shtetit, bën kontrast nga ana tjetër gjithashtu, mes kësaj qasje pa zë e pa figurë dhe mënyrës së reagimit të tij, në situate të tjera shumë më pak të rëndësishme për zhvillimet e vendit, në raport me aktin e paprecedentë të opozitës për të dalë vullnetarisht jashtë sistemit të institucioneve të jetës pluraliste në një demokraci funksionale si kjo jona.

Kjo qasje e këtyre tri javëve të fundit të Presidentit, bie ndesh me qasjen e tij në rastet e refuzimit të firmosjes së dekretit për ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi. Për mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Për mosdekretimin e emërimit të propozimit të Kryeministrit Rama për ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakaj. E deri tek deklaratat e z. Meta në mbështetje të grevës së studentëve në fillim të dhjetorit të kaluar, ende pa u mbushur 24 orë nga dalja e tyre në sheshin përpara ministrisë së Arsimit, e përpara artikulimit të 8 kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.

Në të gjitha këto zhvillime, Kreu i shtetit jo vetëm që foli, jo vetëm që bëri deklarata e njoftime shtypi, por doli edhe nëpër konferenca shtypi, nëpër emisione të ndryshme televizive, ku ka sqaruar gjatë e gjerë, deri në detaje të rëndësishme e të panevojshme, të gjitha qëndrimet dhe qasjet e tij Presidenciale dhe individuale. Duke mos kursyer madje as referencat, ironitë, akuzat dhe shigjetimet e tjera në drejtim të mazhorancës, qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa sot, kur po hyjmë në javën e katërt të daljes së opozitës në rrugë, Ilir Meta është mjaftuar vetëm më një deklaratë nga Gjermania një ditë përpara zyrtarizimit të këtij akti. Besoj se u kujtohet kur tha formulën e tij të famshme, se opozita duhet të bënte një hap prapa, ndërsa mazhoranca dy hapa pas. Ndërsa rreth 10 ditë pas kësaj, përsëriti pothuajse të njëjtën gjë, në një konferencë shtypi ku kishte dalë për tjetër gjë.

Ndërkohë ka patur disa përpjekje për të adresuar me gjysëm zëri tek figura e Presidentit, nga politikanë dhe analistë, rolin apo profilin e interlekutorit, ndërmjetësit, njeriut që mund tu bëjë thirrje, të flasë e të ulet me palët. Duke dashur që ta paraqesin Ilir Metën, si njeriun e përshtatshëm në këto situuata, që mund ti dalë si garant i besueshëm dialogut mes qeverisë dhe opozitës. Por, këto zëra më shpejt u shuan sesa ia dolën që të hapnin një debat real në lidhje me këtë temë.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, historia ka treguar se godina Nr. 1 e shtetit, ka patur Presidentë që kanë ditur të ngrihen mbi palët. Që të besohen nga palët. Që të pranohen e të dëgjohen nga palët. Dhe të arrijnë që ti mbyllin brenda, derisa i detyruan palët që të dialogonin realisht e seriozisht, derisa kanë arritur marrëveshje kompromisi në të mirë të tyre, qytetarëve dhe vendit mbi të gjitha.

Fakti që Ilir Meta nuk po e bën, tregon se edhe ai vetë e kupton atë që perceptojnë tashmë, edhe qytetarët e këtij vendi. Dialogu është një tango që kërcehet nga dy palë, duke mos hedhur njëri një hap pas, e tjetri dy hapa prapa. Me sa duket, kjo e ka ngatërruar keqazi këtë radhë situatën, duke e bërë edhe Presidentin e Republikës vetë koshient, se heshtja është vërtetë flori këtë radhë. Ndaj, duket e kotë që të ngihesh e të pyesësh qyetarët, nëse ndokush e di se ku ka “humbur”, Presidenti i Republikës së tyre këto kohë!(Alpenews)

 

Next Post
Champions/Ronaldo sërish, Juventusi 2:0, tani gjithçka e hapur

Champions/Ronaldo sërish, Juventusi 2:0, tani gjithçka e hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In