Një grabitje ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Cakran të Fierit, ku dy persona kanë hyrë në shtëpinë dhe kanë grabotur një banesë.
Sopas njoftimit të policisë së Fierit ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur grabitësit kynë në shtëpinë e tij. Personat ende nuk janë identifikuar. Hajdutët që hynë në shtëpi për të vjedhur nuk narritën të gjenin paratë dhe dhunuan djalin 8 vjeçar i cili ishte në shtëpi, duke i kërkuar me ngulm tju tregonte se ku i ishin të fshehura paratë.
Nuk dihet nëse i mituri ka treguar diçka, as nëse grabitësi kanë arritur të marrin të holla nga banesa. Sipas policisë djali është çuar në spital për mjekim.
Policia ende po pinon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi në fshatin Cakran, Fier, pasi persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeçar, duke i kërkuar vendndodhjen e lekëve të prindërve, të cilët nuk ndodheshin në banese. Fëmija mori mjekim ne spital dhe tani ndodhet në banesë (Nenet 139 e 22 të Kodit Penal).
a.ç