• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?

by Ilir Yzeiri
05/10/2020 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Siç e thoshte me të drejtë M. Baze në editorialin e tij, ai dhe gazeta «Tema» nuk kanë nevojë të mbrohen nga askush (shih : «Përse nuk duam të na mbrojë askush nga Ilir Meta»). Pse ? Sepse të të sulmojë Ilir Meta është shenja e sigurtë që ti je gazetar me integritet, se nuk je hajdut, nuk bashkëpunon me mafien dhe krimin në këtë vend dhe se je në anën e duhur të opinionit publik.

Më kujtohet se e njëjta situatë ndodhte andej nga vitet 1992 kur mes kolegësh të reshtuar në atë kohë në krahun e PD-së thoshim se po të të shante «ZP»-ja ishe në rregull, sepse të mbroje sistemin e përmbysur socialist dhe diktaturën shqiptare në atë kohë ishte një barrë e rëndë.

Mirëpo sot kemi një realitet krejt tjetër dhe heronjtë e demokracisë apo ata që u vunë në ballë të lëvizjeve apo të forcave politike që shenjuan gjithë këta vite tranzicion, në të shumtën e herës janë bërë problemi i demokracisë. Çifti ekzemplar që shenjon deformimin e demokracisë shqiptare, kalbëzimin e saj, krimin, vrasjen, vjedhjen, abuzimin me pushtetin, vrasjen e ëndrrës për një jetë më të mirë apo për ta bërë «Shqipërinë si Europa» janë çifti Berisha- Meta. Kjo dyshe që tani në fund është bashkuar edhe në vendin e rehatisë e të pushimeve, në Gjirin e Lalsit, simbolizon anën e errët të demokracisë shqiptare. Rekordet e tyre kriminale janë përmendur disa herë dhe këtu nuk është rasti të përmenden përsëri. Ajo që të lë pa mend është një gjë tjetër : reagimi i medies dhe gazetarëve ndaj kësaj të keqeje dhe ndaj këtij çifti. Unë i mirëkuptoj të gjithë gazetarët e reshtuar në kampet politike respektive, pra ata që punojnë për PD-në dhe ata që punojnë për LSI-në. Nuk është në kodin e tyre dhe në etikën, gjithashtu, që të mbajnë qëndrim ndaj krimeve që kanë kryer shefat e tyre. Nëse dikush e bën ai largohet me vetëdije nga ajo forcë politike dhe e vë veten në dispozicion të lirisë vetjake. I mirëkuptoj, gjithashtu, edhe ata gazetarë që sot janë reshtuar me Berishën, Metën e Lulin sepse urrejnë Edi Ramën.

Secili është i lirë të ndryshojë bindjet dhe opinionin e tij. Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. Por nuk mund të kuptoj ato organizata që ndërtohen si bashkim individësh me opinione të lira dhe të paanshme, siç ishte rasti i deklaratave dhe prononcimeve shpesh të egra për atë që u quajt ligji « antishpifje », të cilat në rastin e sulmit kriminal që Presidenti i Republikës i bën një medieje heshtën. Ndërkohë që nuk munguan ta quajnë Edi Ramën Lukashenko apo diktator vetëm pse bëri një ligj ashtu siç e kishin hartuar edhe disa vende të tjera. Personalisht atë projketligj e kam kundërshtuar por jo për ato arsye që e kanë kundërshtuar ata gazetarë dhe ato organizata që nuk kanë integritet dhe moral që të ngrihen mbi pasionet e tyre të errëta që i bëjnë palë edhe me djallin vetëm të sulmojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Këto organizata më kanë dërguar edhe mua një deklaratë dhe ja cilat janë :  BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Citizens Channel, Faktoje, Grupi Shqiptar për të drejtat e njeriut, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, New Media Network, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Më duket vetë njëra prej tyre ka reaguar « Shoqata e gazetarëve europianë të Shqipërisë ». Kur ishte rasti i projektligjit të qeverisë për paketën « antishpifje » nuk kishte ekran televizori që mos të shihje ndonjë nga këta përfaqësues duke bërë deklarat të bujshme se po shkelet kjo e po shkelet ajo. Ai projektligj natyrisht që ka defekte, por krimi në median shqiptare nuk vjen nga ai projkelitgj. Këta zotërinj që shqetësohen për nismat e qeverisë bëjnë mirë, sepse askush nuk është dorëjashtë nga dëshira për të futur hundët më media.

Por të heshtësh kur prsidenti i vendit sulmon medien më të madhe në vend dhe një nga gazetarët më të mirë të vendit, më së paku kjo është mungesë e thellë integriteti moral e profesional dhe më së shumti është një shfaqje e shëmtuar e aleancës së zezë që po realizohet në Shqipëri mes gjithë atyre që e ndiejnë veten të përjashtuar nga përfillja e Ramës dhe të bërë bashkë me Metën e Berishën në krye nuk lënë gur pa lëvizur dhe aleancë pë ndërtuar që të shfryjnë zemërin e tyre përballë një kryeministri që nuk i përfill dhe që nuk bën aleancë me ta. Të mësuar të jenë shtojca të çdo qeverie, kjo aleancë duket se ka gjetur shpresën te dyshja Meta- Berisha që të paraqesë Shqipërinë me ngjyra të errëta, ndërkohë që kur errësira që çliron Meta dhe Berisha mbi këtë vend atyre u duket si një dritë që do tu tregojë rrugën drejt aleancës me pushtetin që për fatin e tyre të keq nuk do t’u vijë kurrë. Ndaj ka të drejtë Mero Baze kur shkruan në editorialin e tij se nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. Të paktën nga « heronjtë » që u afirmuan në luftën kundër ligjit antishpifje, jo.

Next Post
Patozi: Basha në kurthin e Metës, revolucionin e bën opozita jo Presidenti

Nga kush e mbroni listën ju o trima?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Ndërhyrja në Venezuelë e bën edhe më të fortë mungesën e perspektivave për politikanët “non grata” në Ballkan

January 3, 2026
(VIDEO) Elbasan, banesa përfshihet nga flakët, raportohen dëme materiale..

(VIDEO) Elbasan, banesa përfshihet nga flakët, raportohen dëme materiale..

January 3, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Motoja e Trumpit: Mua, vetja ime, dhe unë

January 3, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD nuk e quan më SKAP, Prokurorinë e Posaçme/ “Merrni pjesë!”- Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK. Njoftohet edhe…

January 3, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 4 janar 2026

January 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

January 3, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

January 3, 2026
Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

“Partitë politike të arrijnë konsensus”/ Celibashi: Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale

January 3, 2026

Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë

January 3, 2026
Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In