Kthyen lokalin për prostitucion\ Në pranga 2 gra, 2 të tjera nën hetim

Një 52-vjeçare e identifikuar si Lindita Skura ka përfunduar në pranga nga policia pasi dyshohet se në ambientet e lokalit në pronësi të saj, shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion.

Sipas informacioneve nga policia, u arrestua Lindita Skura 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

U proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se Lindita Skura ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset Mimoza Brace O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Njoftimi i policisë:

DVP Tirane

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light”.

Në kuadër të këtij operacioni:

u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com