Për ditën e sotme vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët ku e njëjta situatë do të vazhdojë të mbetet edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.
Vranësirat do të jenë të mesme dhe të larta transparente, të përqendruara përgjatë relieveve malore të territorit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -4 deri 9°C;
Në zonat e ulëta 2 deri 17°C;
Në bregdet 5 deri 16°C.