Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e premte në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të ditkojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.
Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë dominuese në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Moti në territorin e Kosovës do të jetë me kthjellime gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje. Mbrëmja sërisht ri-kthen kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në MV. POR pas mesditës do të ketë shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore edhe pse nuk priten reshje.
g.kosovari