• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

by A R
09/03/2023 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria

Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore lu në veri dhe veriperëndim të territorit do të rrezikojnë shira të dobët dhe lokalë. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet e gjithë pjesa tjetër e shqipërisë. Gjatë natës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit priten me 1 gradë gjatë mëngjesit, por edhe mesdita sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së nesërme, republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara shiu në zona të thella në Juglindje. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në të gjithë Maqedoni.

Rajoni dhe Europa

Prezenca prej ditësh e një cikloni të fuqishëm në veri të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore ku më të dendura do të jenë në skandinavi dhe më pak në Alpet e Europës. Po ashtu, do të vijojnë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Jugperëndimore nën dominimine reshjeve të shiut dhe dëborës. NDERSA moti i kthjellëët dhe i ngrohtë do të dominojë përkatësisht në; brigjet e detit Egje si edhe pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit.\

/a.r

Next Post
horoskop

Horoskopi ditor, e enjte 9 mars 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In