• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kthimi i shqiptarëve nga kampet e ISIS, sfidë e vazhdueshme”

by A R
24/10/2019 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës apo kombësisë, ose në vende të treta, paraqet një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje.” kështu është shprehur ministri i Brendshëm , Sandër Lleshaj në tryezën rajonale ekspertësh ku u diskutua për sfidat që paraqet terrorizmi si fenomen dhe kthimi i luftëtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në vendet e origjinës.

Tema kryesore që u trajtua në këtë forum ishte “Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për procedim, rehabilitim dhe ri-integrim lidhur me rikthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.

Kujtojmë se kjo temë është bërë temë e ‘nxehtë’ në Shqipëri pas rastit të publikuar nga mediat italaine për fëmijën shqiptar Alvin Berisha në kampin Al Hawl në Siri, (kufi me Turqinë). Afrim Berisha babai i Alvinit 11 vjeçar ka marrë mbështetje nga institucionet shqiptare të cilët po bëjnë çmos për djalin e tij, që e gjeti në Siri përmes emisionit investigues italian ‘Le iene” por që nuk mundi ta nxjerrë dot nga kampi që është nën pushtet kurd. Në ktë çështje është përfshirë edhe kryeministri Rama i cili sipas Afrim Berishës i ka garantuar se do ta ribashkojë me djalin.

Në lidhje problemet që dalin tani në situatën pas rënies së ISIS, Ministri Lleshaj u shpreh se “terrorizmi nuk njeh kufij dhe asnjë vend nuk është i paprekshëm prej propagandës dhe akteve terroriste. Pavarësisht disfatës ushtarake dhe humbjes territoriale të ISIS, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten një shqetësim madhor për sigurinë tonë. Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës apo kombësisë, ose në vende të treta, paraqet një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje. Shqipëria ka qenë vazhdimisht pjesë e përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve terroriste. Ne kemi miratuar ligje të reja në përputhje me rezolutat e njohura të Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilat adresojnë rrezikun e luftëtarëve të huaj terroristë dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka rezultate të mira në hetimin dhe procedimin e veprave që lidhen me terrorizmin. Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor, ka forcuar kapacitetet e agjencive ligjzbatuese për të hetuar dhe proceduar terroristët, nëpërmjet krijimit të Njësisë Anti-Terror në Policinë e Shtetit”.

Ndërkohë Lleshaj në këtë tryezë u shpreh se vendi ynë ka qenë aktiv në përpjekjet rajonale dhe globale për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet terroriste. Ai nënvizoi aktet ligjore të miratuara dhe strukturat e posaçme që ka ngritur vendi ynë, për t’i bërë ballë këtij fenomeni.

“Shqipëria ka një emër të mirë në hetimin dhe procedimin e veprave që lidhen me terrorizmin”, theksoi ndër të tjera ai.

Lidhur me hapat që duhen ndërmarrë nga institucionet dhe bashkëpunimi me komunitetin, Ministri Lleshaj tha se “së bashku me Qeverinë, shoqërinë civile, drejtuesit e komuniteteve fetare, shoqërore dhe edukative, si dhe të rinjtë, duhet të angazhohemi dhe veprojmë për të parandaluar dhe adresuar radikalizimin dhe rekrutimet. Vetëm duke punuar së bashku, ne do të jemi në gjendje t’i kundërvihemi ideologjisë së tyre të rrezikshme dhe të ndërtojmë komunitete të qëndrueshme. Nën dritën e kësaj, ne besojmë fort se vetëm me një politikë rajonale konstruktive, bashkëpunim i fortë dhe mirëbesim, ne mund të adresojmë sfidat që lindin nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi. Si anëtarë në NATO dhe vend kandidat për në BE, ne mbetemi të përkushtuar që të marrim pjesë aktivisht në luftën kundër kërcënimeve terroriste, njëherësh duke mbrojtur të drejtat njerëzore dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë,” nënvizoi ministri i Brendshëm.

Jo më larg se ditën e djeshme Policia shqiptare zbuloi një rrjet terrorist të drejtuar nga regjimi iranian i njësisë së forcave revolucionare “QUIDS” që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri. Kjo celulë kishte planifikuar në mars 2018 kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit.

/a.r

Next Post
VIDEO/ “Çfarë teatri, çfarë estrade”, Nano kritika imamit Elvis Naçi që nisi të qajë: Ia kaloi edhe profetëve që njeh

VIDEO/ "Çfarë teatri, çfarë estrade", Nano kritika imamit Elvis Naçi që nisi të qajë: Ia kaloi edhe profetëve që njeh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In