Në Tiranë është prezantuar reforma për kthimin dhe kompensimin e pronës. Drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato theksoi se ky ligj shënon një kthesë me rëndësi për çështjen e pronave. Ai parashikon shtyrjen me 6 muaj të afatit për aplikimet për pronësinë.
Qato tha se për herë të parë qeveria merr përsipër faturën që shteti përballon për identifikimin e të gjitha vendimeve për kompensim. Fondi vjetor buxhetor i përcaktuar do të jetë me rritje progresive me një vlerë mesatare prej 5 miliardë lekësh në vit, me një shtrirje kohore 10-vjeçare.
“Për herë të parë qeveria mori përsipër të identifikojë faturën që shteti do të përballojë për ekzekutimni e të gjitha vendimeve për kompensimin, sikurse të gjitha institucionet analizuan të gjithar resurset e mundshme. Fondi vjetor buxhetor me rritje progresive të detyrueshe me vlerë mestare 5 miliardë lekë në vit me një shtirje kohore 10- vjeçare. Vendoset një koncept i ri në përllogaritjen e shumës financiare. Brenda 6 muaj AKKP merr përsipër detyrën për të verifikuar mangësitë formale të 26 mijë vendimeve për kompensim”, tha Qato gjatë fjalës së saj.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në fjalën e tij vlerësoi se çështja e pronave është me rëndësi kombëtare.
“Mazhoranca prezantoi një program për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe miratoi një plan të mirëfilltë veprimi, me afate të përcaktuara”, tha Naço. Ai u shpreh se, për vite më radhë çështja e pronave kishte mbetur nëpër labirinte ligjore.