Fluksi i emigrantëve që kthehen nga Greqia për pushimet e fundvitit ka krijuar kaos trafiku në zonën e kalimit të kufirit në Kapshticë. News24 raporton se radha e automjeteve në zonën neutrale ka arritur një kilometër.
Sipas televizionit, në anën greke punohet me katër sportele për përpunimin e kalimtarëve, kundrejt pesë që janë në anën shqiptare.
Deri tani, nga Kapshtica kanë hyrë rreth gjashtë mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Në drejtim të kundërt janë mbi tre mijë që shkojnë në Greqi.