Ish kryeministri Berisha në “foltoren” e organizuar në Kavajë ka sulmuar Lulzim Bashën dhe të gjithë ata që janë trembur nga rikthimi i tij, se nuk duhet të kenë frikë.
Ai tha se kthimet janë fitimtare dhe se do të ringrihet PD, pa pyetur atë që nuk pyet për statut, duke përmendur Bashën.
“Tu them atyre që thonë se “u kthye Berisha”, se kthimet janë fitimtare, janë të fuqishme dher askush nuk duhet të ketë frikë.
Bashkë me ju ne jemi parandës të kohës, jemi në krye të saj. Atyre që u ka mbetur ora, le të mbetet aty. Ne do të ecim përpara, për ringritjen e PD dhe demokratizimin e saj.
Ka ardhur kohë që të vendosni ju, pa pyetur as atë që nuk pyet për asgjë, as për statut. Ne do të rikthejmë votën e lirë në PD, zgjedhjet me primaret, do të zgjidhni ju bashkë me mnbështetësit kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë”, deklaroi Berisha./m.j











