• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ktheu ligjin për Teatrin, Meta: Nuk mund të rrija indiferent, shkelte kushtetutën!

by Java News
03/08/2018 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shkodra, presidenti  Ilir Meta ka reaguar sërish pas vendimit për kthimin në parlament të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta u shpreh se nuk mund të qëndronte indiferent për një çështje të tillë që mund të krijonte shumë probleme në raport me Kushtetutën.

Sipas Presidentit, ligji shkelte parimet e barazisë dhe nuk ishte në harmoni me parimet kushtetuese. Mes të tjerave në njoftimin e Presidencës shkruhet se ligji cënonte parimet e Konventës evropiane të trashëgimisë kulturore.

Kjo ishte hera e parë që Meta reagon edhe për kthimin e ligjit mbi tatimin mbi të ardhurat e lojrave të fatit.

“Po bëhet gati 1 vit nga momenti i fillimit të detyres sime si president dhe deri më tani numri i ligjeve të kthyera janë vetëm 3. Ai i tarifave gjyqësore, që u reflektua nga kuvendi, pasi ishin të papërballueshme nga qytetarët, së fundmi edhe 2 ligjet ai për teatrin dhe tatimi mbi të ardhurat, që ka të bëjë me lojrat e fatit. Në arsyetimet e bëra bazohemi në kushtetutë dhe në interesin kombëtar, kuvendi ka detyrimin t’i rishqyrtojë, të reflektojë ose jo në varësi.

Presidenti nuk mund të qëndrojë indiferent apo të qëndrojë në heshtje për çeshtje që krijojnë probleme në raport me parimet kushtetuese, objektivat që kemi sa i takon shtetit, shoqërisë, detyrimeve ndërkombëtare etj, apo që mund të krijojnë precedente shqetësuese në të ardhmen, që mund të cënojnë autonominë e pushtetit vendor. Duhet te evitojmë çdo precedent.

Unë besoj se ruajtja e gjithçkaje që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, historike, muzeale, është detyrë e të gjithëve. Për fat të keq në të kaluarën nuk jemi treguar të kujdesshëm ndaj këtyre vlerave, kemi dëmtuar shumë prej tyre. Historia e shtetit tonë nuk është shumë e vjetër dhe kemi nevojë të jemi më të përgjegjshëm për çdo vlerë që kemi nga e kaluara. Sot lexova dokumentat e një historiani shqiptar se gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Tiranës, edhe pse Mehmet Shehu u kishte kërkuar anglezëve që për lirimin nga nazistët të bombardohej qendra e Tiranës, ata nuk kishin pranuar këtë urdhër për arsye se nuk kishin dashur të dëmtohej ky kompleks godinash, që mbart vlera të rëndësishme për kryeqytetin.

Në këtë drejtim besoj se kur ekziston vullneti mire, mundësia është për të mirëmbajtur teatrin ekzistues dhe për të ndërtuar një të ri, që Tirana si kryeqytet i shtuar në numër, ka nevojë për teatër të ri, qendra të reja të zhvillimit të kulturës etj. Të gjitha mund të ndodhin duke respektuar Kushtetutën dhe legjislacionin qe ka vendi ynë. Pra nuk ka nevojë për ligj të ri, apo precedent që na nxjerr nga shinat e funksionimit të shtetit ligjor”, deklaroi Meta nga Shkodra

a.ç

Next Post
Dua t’ju njoh me Milenen!

"U kërcënova me jetë", Rudina Xhunga denoncon biznesmenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In