• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kthesa e fortë/ Franca e gatshme të bashkëpunojë me Assadin kundër ISIS

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca sinjalizon një kthesë radikale në politikën ndaj Sirisë. Gati për të duruar edhe Bashar al-­Asadin në luftën kundër Shtetit Islamil (Islamic State). Kthesa erdhi pas takimit të enjten të presidentit francez, Hollande me presidentin rus, Putin, shkruan DeutscheWelle. Nga takimi mes presidentit francez Hollande dhe atij rus Vladimir Putin të enjten, priteshin hapa përpara në luftën kundër IS. Atentatet e Parisit ndryshuan situatën në Francë. Rusia dhe Franca, të dyja të goditura nga IS, kanë interes të përbashkët. Rusia i zgjati dorën perëndimit dhe Francës për të bashkëpunuar. Duhet të bashkëpunojmë me francezët dhe t’i shohim ata si partnerë“, tha Putini pas ngjarjeve në Paris. Të enjten presidenti francez, Francois Hollande vizitoi Moskën, ku përsëriti luftën kundër IS dhe terroristëve, qëllim ky edhe i Moskës: Pra shansi për një aleancë kundër të ashtuquajturit “Shtet Islamik“ është më se real.

Ndërkohë Putini siguroi se në të ardhmen do të kihet kujdes të mos bombardohen objektiva të opozitës siriane. Franca dhe Rusia ranë në ujdi të shkëmbejnë më shumë të dhëna të shërbimeve sekrete për IS dhe grupet e tjera rebele.

Trupa tokësore me Asadin

Menjëherë të premten erdhi reagimi nga Franca. Mediat njoftuan se Franca nuk e përjashton më një pjesëmarrje të të forcave të armatosura të regjimit sirian në një aleancë kundër terroristëve të IS. Në luftë kundër IS kemi nevojë nga njëra anë për bombat, por nga ana tjetër edhe për trupat tokësore, tha ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius të premten në mëngjes për televizionin RTL. Trupat tokësore mund të jenë forcat e bashkuara të Ushtrisë së Lirë Siriane, forcat sunite dhe “pse jo edhe forca të regjimit”, përmendi Fabius pak para ceremonisë përkujtimore në nder të viktimave të sulmeve terroriste në Paris në katedralen e invalidëve të premten.

Reagimi i forcave opozitare kundër Asadit

Ministri i jashtëm francez bëri të qartë se nuk do të ketë trupa tokësore nga Franca. Me këtë deklaratë bëhet e qartë kthesa e fortë e Francës në politikën ndaj Asadit. Deri më tani Franca e kishte përjashtuar kategorikisht një bashkëpunim me qeverinë e Bashar al­Asadit. Tani që presidenti francez, Francois Hollande pas sulmeve në Paris me 130 viktima po përpiqet të krijojë një aleancë globale në luftën kundër terrorit, vjen edhe ndryshimi i qëndrimit të Parisit. Në një reagim të parë të kundërshtarëve të regjimit të Asadit shprehet zemërimi për këtë kthesë në politikën franceze. Ahmed Ramadan, një nga drejtuesit e aleancës opozitare me qendër në Stamboll u shpreh se “Ky hap i vlen interesave të terroristit më të madh, Bashar Al­Asad. Ne e dimë se ka pasur gjithmonë një interes të përbashkët mes IS dhe regjimit të Asadit.

Mediat europiane mbi takimin Hollande Putin

Vizita e presidentit francez, Hollande në Moskë ka qenë pjesë e komenteve të shtypit europian. “Le Monde” shkruan se po krijohet një aleancë botërore kundër IS.”Çfarë ka arritur Hollande me këtë maratonë diplomatike? Së pari një bashkëpunim më të mirë të SHBA­së me trupat e Francës. Së dyti një ndihmë më konsekuente të Gjermanisë në Siri dhe në Mali. Së treti hyrjen e mundshme të Britanisë së Madhe në koalicionin perëndimor. Së katërti një koordinim me Moskën dhe premtimin se sulmet ajrore do t’i drejtohen vetëm IS. Por ne kemi kuptuar se bota ende nuk është gati për atë koalicion të madh, për të cilin bën fjalë Franca.” Ndërsa gazeta konservatore çeke, “Lidove Noviny” vëren se Hollande mund t’ia dalë edhe pa Merkelin në Moskë. “Hollande përfaqësoi në Moskë gati të gjithë Bashkimin Europian. Kanë kaluar kohët kur ai udhëtonte në Moskë si partner më i vogël i Angela Merkelit për të sqaruar se në BE ka dy lokomotiva. Tani kur vjen puna tek lufta kundër xhihadistëve, Hollande mund t’ia dalë edhe vetëm me Putinin, ku ndërkohë Merkeli kalon në pozicionin e partneres më të vogël. Hollande është politikani i parë europian që nuk trembet të përdorë fjalën luftë, dhe me këtë ai është në një linjë me Putinin. Se si duhet përfytyruar kjo luftë… më mirë të mos e bëjmë aspak këtë pyetje.”/Balkanweb

Next Post

Modelja Lily Cole poston një foto shumë provokuese (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

Autoboti bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

January 1, 2026
Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

Aktori postim prekës pas aksidentit tragjik me tre viktima në Gjirokastër: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

January 1, 2026
Pyetet nga gazetari: Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?/ Trump përgjigjet: Paqe. Paqe në Tokë (VIDEO)

Pyetet nga gazetari: Zoti President, a keni një rezolutë për Vitin e Ri?/ Trump përgjigjet: Paqe. Paqe në Tokë (VIDEO)

January 1, 2026
Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa duhet të paguani në një muaj

January 1, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

Pse lexoheshin gazetat nga faqja e fundit?

January 1, 2026
Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për të shpëtuar, miqtë e mi nuk ia dolën

Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për të shpëtuar, miqtë e mi nuk ia dolën

January 1, 2026
E nis Vitin e Ri me meshën solemne, Papa Leoni: Të lutemi të gjithë së bashku për paqe

E nis Vitin e Ri me meshën solemne, Papa Leoni: Të lutemi të gjithë së bashku për paqe

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 47 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 47 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Tragjedia në Zvicër, MEPJ: Deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave, jemi në kontakt me autoritetet atje

January 1, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Në vend të një kartoline urimi

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com