• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat

by Rudina Xhunga
30/08/2020 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Mbase këtë verë është vonë, por mund të përgatisësh që në dimër pushimet e verës tënde. Dhe a e di cili është vendi i duhur, ai vendi që sheh në ëndërr gjithmonë, ai vendi ku nuk ka korona, është shtëpia jote në fshat. Edhe po kanë shkuar vite dhe ti nuk ke me shtëpi, merr një çadër e shko atje te toka jote. Edhe nëse nuk ke tokë, bëje si personazhet e emisionit të Rudinës, që çdo verë kthehen në Hidrovor, duke lënë Tiranën e Nju-Jorkun, ku jetojnë gjithë dimrin.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Rudina i gjeti ata rastësisht, ndërsa ishte në kërkim të flamingove te Kriporja e Akernisë, përfundoi mes ca kasolleve me kashtë dhe kampingjeve buzë pishave. Aty gjeti njerëzit e pushimeve në fshat.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Hidrovori i Akernise, është bërë shtëpia e dhjetëra pushuesve, që venë e rrinë me muaj. Ashtu siç bën për 25 vjet familja Mocka, që vjen e rri tre muaj në Hidrovor. Kur Rudina i pyet se përse vijnë ndër vite në Hidrovor, ata thonë se janë tokat e tyre të trashëguara.

“Ne këto toka i kemi marrë me të drejtë prokurorie, gjykatë, jemi pronarë. Por nuk po i marrim dot, kemi që në ’96-ën.” Prandaj kjo është forma sesi ata po i gëzojnë tokat e tyre. Për 25 vjet shkojnë nga 3 muaj, ngrenë kampingje, ndërtojnë kasolle të vogla kashte dhe pushojnë. Dhe jo vetëm në verë, por edhe në dimër.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Dhe kur i pyet sesi e kalojnë ditën në fshat, një zotëri thotë: “Paradite, nga ora 5:30 deri në 8 ecim anës detit. Pastaj futemi në hije dhe pasdite sërish dalim ecim buzë detit.” E ndërsa rrinë, i fusin edhe një lojë domino, e shah të vjetrit, ndërsa të rinjtë volejboll. Ka shumë gjëra që mund të bëni, mjafton të shkoni.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

“Në Amerikë, të mbushet portofoli, por të zbrazet shpirti. Të merr malli edhe për ato gardhiqet, edhe për gjembat që të shpojnë këmbëve.”, thotë një tjetër zotëri që çdo verë lë Amerikën për Hidrovorin.

Ndërsa Bardhi ka lënë emigrimin për Hidrovorin. Pasi mbaroi shkollën, për financë, Bardhi dhe e fejuara e tij nuk emigruan, por shkuan dhe investuan në Hidrovor. Ndërtuan fermën e tyre 8 muaj më parë dhe tani është plot me njerëz.

“Më mirë se të emigronim, investuam në tokat tona. Po na eci mirë, po s’na eci emigrimit do t’i kthehemi.”, thotë Bardhi duke qeshur.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Sapo të shkoni te Bardhi zhurma e vetme që do t’ju shoqërojë, është e gjinkallave dhe e patave që janë kudo. Dhe ku ka melodi më të bukur se kjo. Pastaj, kur të uleni për të ngrënë dhe të pini birra, mos i hidhni shishet, se i merr Bardhi dhe bën kolibe qensh me to. Nëse s’do të shkosh tani në verë, ik në dimër. Sepse siç thotë Bardhi, më shumë njerëz i shkojnë në dimër sesa në verë. Do të gjeni të gjitha të mirat te kjo fermë, ushqime bio, peshk, rosa, fruta e perime vendi.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Ashtu siç Bardhi la emigrimin, Flamuri braktis çdo verë Amerikën për Hidrovorin.

“Unë Hidrovorin nuk e ndërroj me Amerikën. Ne rrimë në dimër në Amerikë dhe vijmë këtu për të kaluar verën. Rrimë në Tiranë. Unë kam lindur, jam rritur dhe kam punuar në Tiranë. Por kemi 45 vjet që shijojmë këtë vend. Ky është vend i paparë. Më pëlqen shumë si fshat, por edhe sepse është vendi im. Ne kemi 3 vjet që vijmë nga Amerika në qershor, vetëm për të shijuar këtë vend. Vij me gruan dhe fëmijët. Fëmijët vijnë më rrallë. Beharit, këtë vend nuk e ndërroj me asgjë. Këtu nuk ka ndonjë bukuri të rrallë, por është klima.”, shprehet Flamur Billa.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Rudina ju sugjeron që të shkoni në Hidrovor dhe të shijoni jo vetëm ushqimin bio, por edhe fjetjen që nuk ka të dytë.

“Më beso, unë nuk e njihja Hidrovorin. Tani që do e shohësh emisionin, do e njohësh edhe ti. Mos bëj gabim e të mos vish në Hidrovor. Mos bëj gabimin tim, që s’e dija, sot erdha për herë të parë. Ka klimën e mirë. Këtu më thanë: “Nëse nuk ha poshtë pishës, ti ke mbaruar. Nëse ha, ke shpëtuar.” Njerëzit që kanë alergji, që janë më sëmundje, vijnë këtu, ngrenë çadrën. Është çdo gjë bio, jo vetëm ushqimi, por edhe fjetja, të gjitha.”

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Qielli dhe gjumi i natës, janë të pazëvendësueshme, thotë Flamurit. Me modesti të plotë, Bardhi i thotë Rudinës se, perëndim si në Hidrovor nuk ka as Santorini.

“Perëndimi i Hidrovorit ia merr Santorinit. Kaq dimë dhe kaq themi. Santorinin dimë dhe më të mburremi. Nuk e njohim Hidrovorin. Prandaj ne vemi në vende që ju nuk i dini. Që t’i njihni dhe t’i shijoni. Sepse janë pjesë e jona. Siç është e Flamurit që rri në Amerikë dhe Bardhit që nuk iku në emigrim dhe ndërtoi të ardhmen këtu. Që të hani ju dhe ta shijon kur të vini.”, shprehet Rudina.

Kthehu në shtëpinë tënde, kthehu në fshat!

Pasi mbaroi në Hidrovor, Rudina vazhdoi te liqenet rozë të Vlorës, kështu i njohin të gjithë.

“I njohin të gjithë si liqenet rozë të Vlorës. Por ky është liqeni i kripës së Vlorës. Është kriporja e Vlorës. Ka qenë gjithmonë, e do jetë. Do të ketë gjithmonë kripë këtu. Është procesi i kripës që e kthen liqenin në ngjyrë rozë. Kur vijnë të huajt thonë: “Duam të vëmë te liqenet rozë të Vlorës.” Është kriporja. Mund të merrni lejë se është private, dhe të vini ta shikoni.

Kjo është e veçanta e gjërave të thjeshta e të bukura. Këto janë pushimet, kjo është vera. Kjo është koha kur ti do të bësh një gjë, jo me turmën, do të bësh një gjë ndryshe. Shko në Hidrovor. Ulu ha në një kasolle siç bëra unë.

Mbase nuk i ftojnë të gjithë, mbase mua më ftuan se më njohën. Por s’ka gjë shko te ferma e fshatit, shko në pyll, merr ushqim me vete, vetëm plehrat mos i lër aty, kënaqu! Pastaj hajde shiko këtë gjë kaq të bukur. Është një nga gjërat më mbresëlënëse kriporja e Vlorës. Në fund shko shijo perëndimin në Hidrovor dhe mos më thuaj që nuk u kënaqe.”/dritare.net/

Next Post
Amerikanët, asistencë OSHEE-së për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet

Vidhte energji elektrike te pusi i naftës, arrestohet pas rënies së zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In