• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kthehet nga Afganistani kontingjenti i Policisë Ushtarake

by A R
28/06/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthehet në atdhe kontigjenti i 5-të i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili mori pjesë në misionin Resolute Support në Kabul, ku shërbeu për një periudhë 6-mujore.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Dedë Prenga, zëvendësambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Sinan Cem Baş, komandantë forcash, miq dhe të afërm të trupave të kthyera.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli shprehu rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në misionet ndërkombëtare dhe theksoi se angazhimi në një mision të tillë tregon që Policia Ushtarake ështe në gjendje të përmbushë me sukses detyrat edhe në frontin, të cilin ajo e cilësoi si më të dhunshëm të operacioneve të drejtuara nga NATO. “Suksesi në garantimin e sigurisë dhe ruajtjes së forcave aleate, dëshmon aftësinë dhe pjekurinë e aftësive të mirëpajisur dhe të mirëmotivuar të Policisë sonë Ushtarake. Me djersën, sakrificat dhe sukseset në përgatitjen dhe performancën e tyre, këta efektivë treguan se janë nga struktuarat më elitare të Forcave tona të Armatosura. Me pjesëmarrjen në këtë operacion Policia Ushtarake e zgjeron spektrin e pjesëmarrjes jo vetëm me operacione brenda vendit, por edhe në operacione për kriza anembanë globit në krah të aleatëve.”

Në vijim të fjalës së saj, ministrja Kodheli risolli në vëmendje mjedisin e paparashikueshëm dhe goditjet që vijnë nga terrorizmi dhe iu referuar kësaj situate si sfida e sotme e sigurisë, e cila sipas saj, kërkon një përqasje gjithëpërfshirëse dhe kontribute të përbashkëta.

Duke falenderuar të gjithë trupat pjesëmarrëse në këtë mision, ministrja Kodheli ndaloi të falenderonte edhe aleatët për mbështetjen e dhënë: “Duke vlerësuar mbështetjen e vendeve aleate për forcat tona, veçanërisht atyre të disklokuara në operacione, do të dëshiroja pa dyshim të falenderoj, aleatët tanë turq për mbeshtetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë forcave tona në Kabul.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësambasadori turk, z. Sinan Cem Baş, i dha rëndësi të veçantë marrëdhënieve të shkëlqyera mes Turqisë dhe Shqipërisë, në çdo në fushë dhe jo vetëm atë të mbrojtjes. Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe rritjen e pranisë së tyre në misionet ndërkombëtare duke veçuar pjesëmarrjen e anijes së Forcës sonë Detare Oriku në detin Egje.

Kontigjenti i 5-të shqiptar pjesëmarrës në Resolute Support Mission përbëhej nga efektivë të Policisë Ushtarake dhe shërbeu nën komandën e Forcave të Armatosura turke në Kabul për një periudhë 6-mujore. Pak ditë më parë Shqipëria nisi drejt Afganistanit 2 kontigjente të tjera, të cilat gjithashtu do të shërbejnë për rreth 6 muaj në Kabul dhe Herat.

 

Next Post
Vrasja e ambasadorit, SHBA dënon sulmin: Lutjet tona për familjen Karlov

DASH: Trafikantët rekrutojnë fëmijët përmes rrjeteve sociale, ka raste kur shfrytëzohen në parcelat e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In