Policia e Pogradecit ka bërë të mundur kthimin pranë familjes të tre adoleshenteve banore të fshatit Secë e Poshtme.
Në vijim të informacionit datë 27.08.2016, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve: B.Ç, 16 vjeçe, L.Ç, 14 vjeçe (motra) dhe A.B, 16 vjeçe, (fqinja e tyre) të treja banuese në fshatin Selcë e Poshtme- Pogradec, ju bëjmë me dije se, dje rreth orës 19:00, këto të fundit, u gjetën dhe iu dorëzuan familjarëve.
Nga deklarimet e marra, shtetaset e lartpërmendura janë shprehur se, nga banesa, janë larguar me dëshirën e tyre.