• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ksamili, një perlë e Mesdheut”, Rama: Përcaktojmë prioritetet e investimeve për zhvillimin e turizmit

by A R
26/10/2023 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Ksamilin, një zonë turistike që u bë trend sezonin e fundit veror, nga vizitorët e huaj.

Kjo zonë turistike që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, thotë Rama, do të kthehet në një perlë të Mesdheut, ndërsa synon të tërheqë pushues nga e gjithë bota.

“Ksamil, në zonën turistike që tanimë i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë për t’u kthyer në një perlë të Mesdheut të shumëdëshirueshme për pushuesit nga e gjithë bota, përcaktojmë prioritetet e investimeve pjesë e programit të zhvillimit të turizmi”, ka shkruar kryeministri, në një postim në Facebook.

Pjesë e vizitës së tij ishte edhe Mirela Kumbaro, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Olti Çaçi. Sipas diskutimeve, në fokus do të jetë përshtatja për të rinjtë, sepse ata janë kryesisht vizitorët më të shumtë, ndryshe nga 5 vitet e fundit, ku ka patur më shumë familjarë.

“Për të ndërtuar disa modele ndarjeje të këtyre hapësirave qoftë të rrugëve publike, qoftë të pjesëve private, të njëjtat modele do t’ua imponojmë ndërtuesve privat”, tha Kumbaro.

“Aeroporti i Korfuzit shërben edhe për të shkarkuar vizitorët e Ksamilit e Sarandës, deri sa të bëhet aeroporti i Vlorës”, shtoi ministrja.

Rama, gjithashtu theksoi se ky plan duhet të jetë ambicioz, por nuk mund të rriten çmimet, pasi kjo do të ishte një zhgënjim për turistët.

“Duhet bërë plani shumë ambicioz, nuk duhet të fillojë zhgënjimi duke u rritur çmimet”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu vizitoi edhe lagjet e Ksamilit të vjetër, ku gjithashtu do të bëhen investime, ndërsa në shtëpitë e vendasve nuk mungojnë portokallet, mandarinat apo ulliri.

/a.r

Next Post
S’ka qetësi mes dy vendeve/ Erdogan provokon sërish: Grekët shkatërruan dhe dogjën Smirnën

Erdogan: Perëndimi e injoron ligjin kur derdhet gjaku mysliman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In