Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim thotë se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por po ecën përpara.
Yuri Kim garanton mbështetjen e SHBA për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur…”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim./m.j