• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, apel për reflektim: PD ka sjellë krizën e saj të brendshme në Parlament, ta kapërcejmë

by Java News
01/02/2024 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreytarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës për reflektim, pas tre muajsh bllokim të seancave parlamentare.

Në një intervistë të dhënë për drejtorin e Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari, Nikolla tha se opozita ka një shans që të rikthejë kërkesat për komisionet hetimore pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Kryeparlamentarja nënvizoi gjithashtu se Parlamenti nuk është në krizë dhe se gjithë ky anormalitet i krijuar në seancat plenare nga deputetët demokratë ka ardhur si rrjedhojë e ngërçit, në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Pjese nga Intervista

Rakipllari: Parlamenti shqiptar, që prej vitit 2023 dhe deri tani, vazhdon në një krizë të zgjatur, një nga më të rëndat e këtyre 33 viteve, nuk zhvillohen seanca parlamentare, ka bilbila, zhurmues, përjashtime etj. Pse mendoni se ka ndodhur kjo krizë, sipas jush? 

Nikolla: Unë do doja të thosha që nuk është kthyer në krizë parlamentare, sepse në krizë parlamentare do nënkuptonte që Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon dhe nuk ushtron detyrën e tij kushtetuese për të marrë vendime, nuk jemi në këto kushte. Patjetër jemi në një situatë ku normaliteti, zhvillimi i seancave parlamentare nuk është konform rregullores së Kuvendit, ku deputetë të opozitës shkelin rregulloren dhe Kodin e Etikes. Dhe ku, është përjashtuar le të themi debati i shëndetshëm politik për miratimin e projektligjeve. Më lejoni, t’ju them, se që me nisjen e kësaj legjislature dhe deri në momentin që flasim, ka pasur një krizë të thellë në Partinë Demokratike – që nga shtatori i 2021 gjë që përvijohet dhe po përpiqet të pozohet si krizë parlamentare. Është një krizë e brendshme e Partisë Demokratike. Opozita ka gjithë të drejtën të përdorë çdo mjet demokratik dhe kushtetues për të ushtruar funksionet e saja, por kurrsesi të sjelli rrugën e Parlament, apo rrugicën në Parlament, apo të bllokojë punën e deputetëve të tjerë që nuk mendojnë njësoj si ata.

Rakipllari: : Gjithsesi, kriza brenda opozitës është e qartë. Por ju si Parlament, Ju si drejtuese e Parlamentit e lini pezull këtë gjë dhe nuk merrni një vendim për të përcaktuar se kujt i takon kreu i grupit parlamentar, apo gjithë institucionet që varen nga Kuvendi?

Nikolla: Ju kuptova, unë nuk kam lënë asgjë pezull. Unë në këtë detyrë jam si e para midis të barabartëve, nuk jam as një drejtuese e një formacioni politik, dhe si e tillë nuk kam tager për të vendosur ca më shumë se kush është kryetari i grupit parlamentar të një partie politike. Është prerogative e partive politike me rregullat e tyre të brendshme për të vendosur edhe kushtet parlamentare, si zgjedhjet e grupeve parlamentare, se kush do të jete drejtuesi i tyre…politik. Dhe patjetër edhe vetëdeklarimi i çdo deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu që në këtë kuptim edhe të rregullores së Kuvendit, edhe të kushtetutës, topi nuk është në fushën e Kryetares së Kuvendit. Topi është në fushën e partisë demokratike, ato janë në konflikt. I janë drejtuar gjykatës. Duhet me rregullat e tyre të brendshme të zgjidhin këtë ngërç e më pas kryetarja e Kuvendit ka detyrimin ta njoftojë Kuvendin dhe gjithë strukturat e tjera.

Rakipllari: Komisionet hetimore parlamentare kanë qenë një e drejtë e opozitës…

Nikolla: Pyetja juaj është e drejtë. Në fakt ka pasur një komision Hetimor nga opozita, unë dua të them edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje, që drejtuesi i Kuvendit nuk është drejtuesi i asnjë grupimi politik apo force politike në Kuvend. Ai është drejtuesi i institucionit dhe seancave plenare, si i tillë kujdeset që të krijojë të gjitha kushtet administrative dhe infrastrukturore, dhe procedurat e rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese. Dhe në këtë kuptim është detyrë patjetër. Kryetarja e Kuvendit nuk ka vendimmarrje politike për t’u shprehur, dhe në këtë kuptim, janë grupet parlamentare ato, forcat politike, të cilat lexojnë kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, gjykojnë mbi këto vendime dhe marrin vendimet e tyre. Në momentin që flasim ne kemi një ligj të ri për komisionet hetimore që ka të pasqyruar edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dhe besoj ndoshta është një moment reflektimi për të vijuar më tej me komisionet hetimore nga ana e opozitës./m.j

Next Post
Këshilltarët e Berishës, Bashës dhe Qorrit bëhen bashkë dhe nuk votojnë ndihmën ekonomike dhe bonusin e qirasë për të pastrehët

Këshilltarët e Berishës e Metës s'votuan ndihmën ekonomike për njerëzit në nevojë, Veliaj: Më thanë se kishin urdhër nga kryetari partisë, papagaj që thjeshtë memorizojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

February 13, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In