• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetari i Kuvendit, Meta inspekton punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë së Skraparit

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishte sot në qytetin e Çorovodës ku inspektoi punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë, një investim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve si dhe i “Fondacionit Besa”. Në këtë vizitë, Meta shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, Drejtori i Fondit “Besa” Bajram Muça, Drejtori i Përgjithshëm i Projektit TAP, Ian Bradshaw, si dhe deputetë të Qarkut të Beratit. Fillimisht Meta mori pjesë në përurimin e një ure dhe në rikonstruksionin e disa rrugëve të ndërtuara falë projektit TAP të cilat do të rrisin më tej komunikimin dhe do t’u vijë në ndihmë qytetarëve të kësaj zone. Në fjalën e shkurtër përshëndetëse të mbajtur gjatë ceremonisë hapëse të këtij aktiviteti, z. Ilir Meta shprehu bindjen se me politikat e institucioneve shtetërore dhe të punës së vetë fermerëve, produktet e zonës do të arrijnë që të sigurojnë tregje të reja.

“Shpresojmë që këto produkte të gjejnë sa më shumë treg kudo jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Jam i bindur që me politikat që ne po ndjekim, por edhe me punën tuaj, edhe me mbështetjen e Bashkisë së Skraparit, vitin tjetër panairi do të jetë akoma më i suksesshëm dhe do të demostrojë një rritje të mëtejshme të prodhimit tradicional të produkteve bio të Skraparit”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit u ndal dhe në projektin TAP, zbatimi i të cilit ka dhënë një impakt tepër të madh edhe në zonat ku ai kalon, siç është Skrapari.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912-n e deri më sot, përfshirja e vendit tonë në projektin TAP është një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Europës. Përfshirja në projektin TAP e vendos Shqipërinë si një qendër shumë e rëndësishme e këtyre lidhjeve të cilat kanë impakte kontinentale.  E theksoj këtë sepse projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Është bërë një përpjekje e madhe që Shqipëria të përfshihej në këtë projekt. Tani që sapo ka filluar, kur ende duhet një punë e madhe për ta përfunduar këtë projekt, po e kuptoni se ky projekt  po ndihmon për të ndryshuar për mirë edhe jetën e komunitetit tuaj këtu dhe kudo ku TAP-i po kalon nëpër Shqipëri”, tha Meta.

Kryetari Meta theksoi se falë këtij projekti po realizohen shumë investime për të cilat çdo qeveri do ta kishte të vështirë që t’i bënte në Skrapar pasi nuk është e lehtë të bësh investime publike sidomos në zona të thella dhe të vështira ku kosto e këtyre investime është mjaft e lartë dhe ku numri i banorëve është relativisht i ulët.

“Unë pata kënaqësinë sot, bashkë me përfaqësuesit e nderuar të TAP-it, me kryetarin e bashkisë dhe me shumë miq të tjerë që na kanë nderuar, të inaugurojmë rrugën pranë Spitalit, urën pranë spitalit, të shohim shumë projekte të tjera të cilat po ndihmojnë në transformimin Çorovodës dhe të gjithë Skraparit. TAP do të ndihmojë  këto projekte edhe në të gjithë bashkitë dhe rrethet e tjera ku po kalon dhe do të kalojë nëpër Shqipëri”, tha Meta.

Duke vlerësuar projektin TAP si një mundësi e shkëlqyer për rritjen e punësimit dhe të ekonomisë, z. Meta garantoi se projekte të tjera të rëndësishme kanë filluar për ta kthyer Skraparin edhe në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët.

1-1234

Next Post
(Foto) Kallashi me kallash në dorë jep një mesazh

(Foto) Kallashi me kallash në dorë jep një mesazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

February 13, 2026
Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

February 13, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

February 13, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

Bisedime tripalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë në Mynih, Vengu: Bosht i rëndësishëm për stabilitetin në rajon

February 13, 2026
Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In