• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kryetari i shtetit dhe kryetari i partisë

by S M
05/05/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Sa herë që vjen stina e zgjedhjes së presidentit, afrohet gjithashtu edhe liturgjia hipokrite e predikuesve televizivë e mediatikë në lidhje me kryetarin e shtetit, identikitin e tij, pozicionin politik, të shkuarën dhe të ardhmen e tij. Në këto orë kur po zgjidhet presidenti i ri i rradhës, kjo lloj meshe dixhitale dëgjohet cep më cep me formula të tipit “të zgjedhim një president të të gjithëve”, “kryetari i shtetit duhet të jetë jashtë influencës së maxhorancës”, “s’kemi nevojë për një noter të qeverisë”, “presidenti nuk i takon shumicës parlamentare”, “Rama duhet të hapë krahun”, “socialistët kanë shumë pushtet, pse ju duhet edhe kreu i shtetit”!

E pra, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka rregulluar të paktën prej 14 vjetësh këtë proces, duke e nxjerrë jashtë skemave këshilluese e vullneteve subjektive të cilat në Tiranë siç dihet, janë një det i madh e i trazuar. Presidenti zgjidhet sipas një procedure të parashikuar deri në gërmë nga ligji themeltar i shtetit, pikërisht për ta nxjerrë procesin nga nebuloza e interesave, bërrylave e kulisave pas perdeve. Zgjidhet kryetar shteti ai që merr shumicën e votave në njërin prej raundeve të votimit në Kuvend.

Megjithatë mesa duket fanfarat e zgjedhjes së kreut të shtetit janë një sport kombëtar i paevitueshëm, me plot lista emërore, figura që shfaqen e zhduken aty për aty, kandidatë të përfolur e të tjerë akoma të vetëshpallur. Ky mozaik vetëm sa e bën më të vështirë ekuacionin e presidentit të ri, e kësisoj është mirë të kapemi tek parimet, më shumë sesa tek emrat të cilat shpesh gënjejnë.

Nëse e sheh në parim procesin aktual të zgjedhjes së presidentit, mund të vëresh pa vështirësi se ai zhvillohet në kushtet e një qeverisjeje të “nginjur” nga njëra anë, e një opozite në krizë të thellë ndarëse nga ana tjetër. Dihet që Edi Rama e shijon së tepërmi rrethanën kur i duhet të zgjedhë apo vendosë diçka, e sheh të tjerët që përpiqen të gjejnë se çfarë kartash ka në xhep. Është një kënaqësi e vjetër morboze e Ramës kjo me emrat nën mëngë.

Kampi përballë, ai që nis tek pjesët e ndara të PD e mbaron tek lista e analistëve, aktivistëve e votuesve të djathtë, predikon në kor një kryetar shteti sa më të largët nga kuadrati i maxhorancës. Nëse dëgjon atë që flitet e shkruhet në këtë sektor të shoqërisë shqiptare për temën në fjalë, ke përshtypjen se po zgjidhet presidenti i Finlandës, jo ai i Shqipërisë. Një tufë ujqish që papritur kanë veshur lëkurë qingji.

Sipas kësaj propogande që gjëmon në televizione e rrjete sociale nga mëngjesi në darkë, kreu i shtetit duhet jetë ose i opozitës, ose i afërt me të, ose në fund fare, nëse dy variantet e mësipërme bien, krejt i pavarur nga të gjitha palët.  Pra, të zgjedhim cilindo, përveçse atë që votohet nga shumica që ka votat dhe mundesitë aritmetike për ta çuar në fund procesin.

Ky lloj predikimi në pamje të parë kaq i dëlirë dhe i çliruar nga vargonjtë e pushtetit, vjen sot nga ato gojë njerëzore të cilat kur qe Berisha në pushtet, i bashkoheshin sa hap e mbyll sytë pozicionit të hekurt të tij, se kreu i shtetit duhet të zgjidhet “sipas Kushtetutës”. I vetmi togëfjalësh që Sali Berisha përmendte sa herë që dikush i sugjeronte që ta negocionte me opozitën emrin e kreut të shtetit. Aq e vërtetë është kjo, saqë PD dhe Berisha nuk e negociuan kurrë në 30 vitet e fundit, kur i kishin votat, Presidentin e Republikës.

Nga ana tjetër, presioni politik e mediatik për të zgjedhur një kryetar shteti sa më pa ngjyrë, vjen nga një palë politike që po jep një mesazh krejt tjetër nga ai i hapjes së skenës politike për emra dhe kontribute të reja. Ndërsa kërkojnë një President të ri në imazh, mentalitet dhe baraslargësi nga palët, opozitarët i kanë hyrë një procesi kryekëput të kundërt së brendshmi, në PD. Teksa predikon gjithë ditën një kryetar shteti “finlandez”, Partia Demokratike e Doktorit dhe përkrahësit e saj mediatikë janë dhënë me mish e me shpirt pas tezës “Berisha është e vetmja kartë shpëtimi për opozitën”.

Një proces me dy kahje të kundërta. Ai i kërkesës për të zgjedhur një President që t’i përshtatet frymës dhe emancipimit të vitit 2022, e nga ana tjetër investimi total për të rikthyer në fron një figurë politike të tejkonsumuar të viteve ’90. Të predikosh një kryetar shteti të ekuilibruar si Moisiu dhe të shkosh në luftë për kauzën private të Berishës, janë dy sjellje që bien ndesh haptazi e mënyrë flagrante me njëra-tjetrën. Thënë ndryshe, nuk bën aspak sens të jesh klanor e i prapambetur në shtëpi dhe liberal e mendjehapur në publik. Një mësallë me dy faqe që nuk i jep aspak kredibilitet procesit të rëndësishëm të zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë.

abcnews.al

 

 

Next Post
“Jepni dorëheqjen”/ Bardhi dhe nënkryetarët i kthejnë përgjigje Berishës: Kërkesa jote nuk ka asnjë lidhje me PD!

Bardhi: S'vendos Jozefina, Rudina e Murrizi në Këshillin Kombëtar. Na sulmojnë që të mos marrim pjesë për presidentin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In