• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryetari i Pejës akuza direkte për Haradinajn

by Java News
02/11/2015 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta austriake “Der Standard” e përshkruan qytetin e Pejës si më të qetë, pas shumë viteve si qendër e krimit të organizuar. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj, ende bën para me “benzinë dhe lojëra fati”.

Prej dy vitesh kryetar i Pejës është Gazmend Muhaxheri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Gjatë kësaj periudhe, shkruan gazeta e njohur austriake “Der Standard”, ky qytet në rajonin e Dukagjinit i është kthyer qetësisë. Me vite të tëra Peja është konsideruar vatër e krimit të organizuar. Ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët më vonë u bashkuan në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Dukagjin kanë humbur dukshëm ndikimin e tyre, shkruan Dialogplus.ch. Në kryeqytetin e Kosovës, AAK bojkoton parlamentin dhe hedh gaz lotsjellës me qëllim të luftimit të dy marrëveshjeve që ka lidhur qeveria – me Serbinë dhe Malin e Zi.

Duke folur për përleshjet e përgjakshme të viteve të pasluftës mes klanit Haradinaj dhe luftëtarëve të FARK-ut, Muhaxheri thotë: “Kanë ekzistuar pesë deri gjashtë skuadra për vrasje, të cilat kanë qenë të ngarkuara për të spastruar”. Në kuadër të këtyre ngatërresave, ai e sheh edhe konfliktin mes familjes Haradinaj dhe familjes Musaj.

Duke komentuar vrasjet e shumta në Dukagjin, të cilat kryesisht kanë mbetur të pasqaruara, Muhaxheri i tha gazetës austriake se problemi ishte te UNMIK-u i korruptuar. Zyrtarët e OKB-së “nuk janë interesuar për sigurinë e policisë së këtushme, vetëm për njerëzit e tyre”. Vrasjet u ndalën kur Haradinaj u bë kryeministër më 2004, por një vit më vonë u vra vëllai i Haradinajt, Enveri.

Së fundi, emri i Haradinajt u përmend në kontekst të përleshjes me armë në Kumanovë në maj, mes forcave maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë.

“Dy luftëtarë, të cilët vdiqën gjatë përleshjes me armë, kishin punuar për Haradinajn: Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Ekzistojnë fotografi të të dyve me Haradinajn. Rizaj ishte truprojë e tij”, shkruan “Der Standard”.

I pyetur nga gazeta austriake se çfarë dinte për Kumanovën, Haradinaj e përgjigj në mënyrë konfuze, duke thënë se konflikti ishte produkt i logjikës korruptive dhe përmendi disa qeveri në rajon, që janë të përfshira thellë në korrupsion, por pa dhënë ndonjë detaj. Muhaxheri beson se duhen edhe rreth 20 vjet derisa kuadrot e vjetra të UÇK-së të zhduken nga politika. “Ata janë të instaluar në shtet”.

Next Post

Lirohen studentët: Në polici nuk na dhunuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In