Kreu i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas, i ka dërguar një mesazh Gramoz Ruçit, për sa i përket viktimave që la pas tërmeti i rëndë një ditë më parë.
“Në këto çaste të vështira, në emër të Parlamentit të Greqisë, timin personal dhe të popullit grek, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe simpatinë e thellë për familjet që humbën njerëzit e tyre, për qytetarët që luftojnë për përballimin e pasojave të tërmetit si edhe për të gjithë popullin shqiptar”, shkruan midis të tjerash në mesazhin e tij Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas. /e.s/