• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

by A R
04/12/2025 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, krahas pakënaqësive për trajtimin e fituesve të primareve, ka komentuar edhe ambiciet e tij brenda PD-së.

Në “Opinion”, Salianji u ndal tek kryetari i komanduar i PD-së, duke e komentuar me ironi rolin e tij dhe lidhjet e supozuara me ish-kryebashkiakun socialist të Durrësit, Vangjush Dako.

“Ai është kryetar i komanduar, nuk them pse ai bën biznes me Vangjush Dakon, se ai atë punë ka, beton shet. Po, nuk kam paragjykime unë për këtë, t’i dëgjojmë edhe këta që kanë marrë vota, se nuk janë këta socialistët dhe qenka ky tjetri çik më kështu se e kemi komanduar ne”, tha ai.

Sipas Salianjit, PD nuk arrin rritje votash për shkak të vendimmarrjeve duke shmangur ata që votohen më shumë dhe dalin fitues në primare.

“Këto janë themele, sepse PD, nuk ka shkuar në këtë numër votash dhe shkon për shkak të këtyre. Prandaj them unë që në kemi probleme me fituesit. Këta që fitojnë i marrim i shmangim dhe themi ky është më atë, ai është më atë. Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar duke mos marrë nga PD asgjë”, tha ish-deputeti.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse synon të kandidojë për një post drejtues në zgjedhjet brenda partisë në prill, Salianji e mohoi. Po ashtu, ai theksoi se problamtikat që ka evidentuar në funksionimin e PD-së, ia ka shprehur dhe Berishës.

“Berisha më ka thënë se do ndryshojmë dhe do e gjejmë zgjidhjen. Nuk flas për takime private, por edhe ato në kryesi. Sa kam folur në çdo mbledhje të kryesisë, i kam thënë këto, i kam thënë në publik”, tha Salianji.

Salianji: Ai është kryetar i komanduar, nuk them pse ai bën biznes me Vangjush Dakon, se ai atë punë ka, beton shet. Po, nuk kam paragjykime unë për këtë, t’i dëgjojmë edhe këta që kanë marrë vota, se nuk janë këta socialistët dhe qenka ky tjetri çik më kështu se e kemi komanduar ne.

Këto janë themele, sepse PD, nuk ka shkuar në këtë numër votash dhe shkon për shkak të këtyre. Prandaj them unë që në kemi probleme me fituesit. Këta që fitojnë i marrim i shmangim dhe themi ky është më atë, ai është më atë. Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar duke mos marrë nga PD asgjë.

Fevziu: A do kandidati ju në zgjedhjet e prillit për një nga postet e ardhshme?

Salianji: Nuk është zgjedhje PD. Unë po them që PD duhet të ri formatohet, të ripërtërihet duke vlerësuar ata që kanë kontribut, që i do shoqëria, që kanë ide, jo ata që vijnë nga skutat. Të vendosim kritere dhe unë pasi t’i dëgjoj do vijë sërish këtu. Unë nuk kandidoj për gjë. Nuk është se kam këtë platformë se do kandidoj për kryeministër të Shqipërisë. Unë jam atë që duhet të bëj çdo politikan, të dëgjoj çdo shqetësim të qytetarëve.

Fevziu: A ja keni thënë ju këto shqetësime në takim Berishës?

Salianji: Pse mendoni se e kam thënë një herë e dy herë. Më ka thënë se do ndryshojmë dhe do e gjejmë zgjidhjen. Nuk flas për takime private, por edhe ato në kryesi. Sa kam folur në çdo mbledhje të kryesisë, i kam thënë këto, i kam thënë në publik. Kjo kafja, u bë markë tani, pse u takuan në kafe më këtë.

Fevziu: Ky është mesazh politik, nuk është kafe.

Salianji: U mor vesh që ka një simbolikë, nuk po them që jo. Këtu unë po them që njerëzit që kanë marrë më shumë vota, nuk janë përfillur, e ka simbolikën ajo. Unë po them, pasi ndodhi kjo kafja, numrin e kujt nuk kishin që të telefonin, të pyesnin çfarë shqetësimi ishte që ta diskutojmë. Se ne po ulemi në tryeza, jo unë se nuk i shoh dot me sy për shkak të të gjithë zullumeve që kanë bërë socialistët, a po ulemi ne me ta? Po me ne pse nuk pati shqetësim partia.

Next Post
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In