• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës: Teatri kombëtar një projekt i jashtëzakonshëm, Veliaj ka treguar energji dhe…

by
30/12/2022 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, njëherazi anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës ka folur ditën e sotme për disa nga projektet e kryebashkiakut Erion Veliaj në mandatin që po lëmë pas.

I ftuar në Top News, Dalipi deklaroi se është bërë një punë e jashtëzakonshme me investimet në çerdhe, kopshte dhe shkolla duke bërë që të rritet edhe kërkesa e prindërve që duan të çojnë fëmijët në institucionet arsimore publike.

Ai tha se investimet që parashikohen për të ardhmen do të jetë krijimi i qendrave të reja në kryeqytet. Dalipi u ndal te disa nga projektet ku do të fokusohet mandati i ardhshëm sikurse Teatri i Ri.

“Është bërë një punë për t’u vlerësuar e Bashkisë së Tiranës, e kryebashkiakut Veliaj për investimet në kopshte, shkolla dhe çerdhe. Duke bërë që të rritet edhe kërkesa e prindërve për regjistrimin e fëmijëve. Ajo që vëmë re dhe ajo që do të ndodhë në të ardhmen që investimet do të jetë në krijimin e disa qendrave të reja të Tiranës. Ky është një plan dhe këto plane bazohen në krijimin e disa investimeve të rëndësishme.

Teatri kombëtar do të jetë një investim i jashtëzakonshëm. Komuniteti i artistëve e ka mbështetur. Nuk mund të mbajmë Tiranën e shekullit të kaluar. Ne kemi piramidën që do të jetë qendra më e madhe në rajon. Shkuarja në këtë drejtim do e bëjë Tiranën shumë atraktive”, deklaroi Dalipi.

Ai komentoi zhvillimet që solli në kryeqytet aktivitetet në kuadër të “Kryeqytetit Europian të Rinisë”, duke bërë që të rritet numri i turistëve. Dalipi foli edhe për planin për vitin 2023 kur Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”.

“Titulli “Kryeqyteti Europian i Rinisë” i dha Tiranës një energji të jashtëzakonshme. Ajo që duhet të kuptojmë që rritja e numrit të turistëve ndikon në rritjen e ekonomisë së Tiranës. Tirana është kryeqendra e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë.

Ne thamë që është një kryeqytet në zhvillim, një qendër europiane në zhvillim. Tirana nuk ka rënë gjumë. Do të kemi shumë evente sportive dhe shumë turistë që do të vijnë në Shqipëri dhe do të kthehet në një qendër sportive për të rinjtë dhe të gjitha moshat. Edhe qeveria shqiptare ka investuar në këtë drejtim por ajo që Tirana do të bëjë në këtë drejtim do të jetë e jashtëzakonshme. Ne kurrë nuk themi që ka mbaruar këtu. Kryebashkiaku Veliaj është shumë i qartë për këtë gjë dhe ka treguar energji dhe vizion”, deklaroi ai.

/e.d

Next Post
Shpërthim me tritol në banesën e efektivit/ Autorët lanë prova në vendngjarje, policia jep detajet

Shpërthim me tritol në banesën e efektivit/ Autorët lanë prova në vendngjarje, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In