• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të rikthehet në zyrë

by Mero Baze
03/11/2025 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer drejtësinë në shinat e saj pas rikthimit në detyrë të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Më shumë sesa një fitore e tij, vendimi është një sinjal se drejtësia nuk mund të përdoret për luftë klanesh, interesa politike dhe, aq më keq, për mllefe personale prokurorësh. 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shpall të paligjshëm shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur në një farë mënyre të paligjshëm edhe arrestimin e tij paraprak, i cili, i kombinuar me prapaskenat politike, i ngjan vërtet një rrëmbimi nga vendi i punës dhe jo një veprimi në interes të drejtësisë. 

Gjyqi ndaj Erion Veliajt për të gjykuar akuzën e ngritur nga SPAK duhet të vazhdojë, ndërsa ai duhet të vazhdojë punën si kryetar bashkie.
Në kushtet e krijuara, Tirana nuk mund të rrijë dy vjet të tjera pa kryetar, për tekat e dy prokurorëve që nuk janë të motivuar aq shumë nga drejtësia sesa nga interesa jashtë saj, duke rikthyer në këtë rast edhe drejtësinë në normalitet. 

Tanimë shumë nga arsyet e shpikura përse ai u “rrëmbye” nga zyra nëntë muaj më parë, ende pa u ngritur kauza, kanë rënë tërësisht.
Gjykata ka mbledhur fakte që provojnë se ai nuk kishte në krah në këtë betejë as Partinë Socialiste, as qeverinë, dhe as ndonjë institucion tjetër që mund të prishte prova për të apo të frikësonte dëshmitarët. 

Kjo periudhë paraburgimi, tërësisht e paligjshme, provoi të kundërtën: që të gjithë, së bashku – prokurorë, gjyqtarë, politikanë dhe shtetarë – ishin dakord që ai të hiqej nga zyra dhe të zëvendësohej.
Tani që Gjykata Kushtetuese foli, dhe që të gjithë kemi prova se ai ishte i vetëm e me pranga në duar përballë të gjithëve, ai duhet të rikthehet në zyrë dhe të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë. 

Askush nuk ka të drejtë t’i bëjë presion drejtësisë për gjykimin në themel të Erion Veliajt. Akuzat ndaj tij duhet të provohen në gjykatë dhe, nëse dënohet, ai duhet të shkojë të vuajë dënimin. Por ata që kanë shantazhuar dëshmitarët, që i kanë kërcënuar “me hedhje çelësash në det”, apo që janë sjellë si Aranit Çela në zyrat e SPAK, duhet një ditë të përballen me ligjin. 

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar një proces shembullor, transparent, me një betejë të pazakontë ligjore dhe debat të hapur, duke rikthyer besimin tek drejtësia dhe duke nderuar misionin e saj themelor kushtetues – që janë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. 

Tani Erion Veliaj e ka betejën me drejtësinë, por kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet ta vazhdojë këtë betejë nga zyra e tij e punës, aty ku e kanë zgjedhur qytetarët.
Çdo këmbëngulje për ta mbajtur me inat në qeli, tregon se i gjithë procesi ka qenë një komplot kundër tij dhe një turp për drejtësinë e re shqiptare. 

Sot është një ditë e mirë për drejtësinë në Shqipëri dhe një dritë në fund të tunelit – që qytetarët nuk janë në dorë të inateve të prokurorëve apo kalkulimeve politike, por në dorë të ligjit. 

 

 

Next Post
Ekstradimi i trafikantit shqiptar nga Anglia në Itali: Mos më çoni atje, burgu s’ka ujë të ngrohtë

Ekstradimi i trafikantit shqiptar nga Anglia në Itali: Mos më çoni atje, burgu s’ka ujë të ngrohtë

Comments 1

  1. Për sigurimn e shtetit, Andi Bushati, çuni mediut që i di mir kto pun says:
    3 months ago

    Me siguri, kanë ndehyrë forcat e errëta sllavo-komuniste, për të goditur Erion Velinë, por, largpamësia e shokit Sali Brrisha, sipas mësimeve të shokit Enver Hogja, e shpartalloi nderhyrjen e Edi Rams, duke rivevdosur drejtësinë.
    Lavdi marksizëm leninizmit.
    Rroftë shoki Sali Brrisha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In