• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako: Ja pse përmbytet qyteti

by Java News
20/03/2018 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Durrësi po e vuan situatën e përmbytjeve. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” ne News24 po diskutohet rreth përmbytjeve që kanë pushtuar vendin gjatë këtyre ditëve. Reshjet e shumta, me intensitet të lartë dhe pa ndaluar kanë sjellë problem të rënda në disa qarqe të vendit. Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për “Studio e Hapur” ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

I pyetur se pse përmbytet Durrësi, Dako tha se nëse vazhdojnë reshjet e shumta dhe me intensitet të lartë në Durrës do të krijohet sërisht një gjendje e rënduar. Dako tha se Durresi është qytet nën nivelin e detit dhe gjithë shkarkimet behen në det. Sipas tij kur deti është i fryrë dhe ka dallgë, tubacionet që shkarkohen në det janë poshtë atij niveli dhe i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet.

“Unë garantoj që në këto momente që ne flasim situata është totalisht e qetë, por ne jemi në gadishmëri të plotë sepse kemi të dhëna që natën do të ketë përsëri reshje gjatë natës, ndaj për të përballuar këto reshje do jemi prap në gadishmëri, por nuk mund të zgjidhim përfundimisht këtë situatë.

Shpresojmë që reshjet të jenë sa më të ulëta që të mos ketë përmbytje. Në rast se reshjet do të jenë si ato të djeshmet përsëri do të kemi një situatë të rënduar. Kjo situatë nuk është në dorën e kryetarit, është një situatë e cila për fat të keq e ka qyteti i Durrësit, pasi është një qytet nën nivelin e detit dhe ne të gjitha shkarkimet i bëjmë në det dhe në momentin kur deti është i fryrë është me erë dhe ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli dhe i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet. Nga ana tjetër edhe në zonën perëndimore të shtetit, në zonën e Durrësit të Ri dhe ish-kënetës janë gjithë kanalet që çojnë tubacionet dhe kolektorët në hidrovor.

Me stacionet e pompimit që kemi, me ato kapacitete që kemi ne mund të përballojmë vetëm një sasi të caktuar, por jo për ta hequr ujin totalisht.

Duhen 24 orë që niveli ujit në hidrovor të bjeri në vlerat normale. Duhen investime shumë të mëdha për atë hidrovor pasi është i trashëguar dhe është ndërtuar që në vitin 1968. Ka pasur rimonet të herëpashershme, por ka nevojë për stacione pompimi më të fuqishme. Shirat që ranë ditën e djeshme ishin të një sasie shumë të madhe dhe të papërballueshme për kapacitetet që ne kemi. Shpresojmë të mos kemi më shira të atij niveli që të mos kemi përmbytje. Dua të theksoj që shirat jo vetëm që zgjatën 4 orë papushim,por kishin edhe një intensitet shumë të madh”- deklaroi Dako. (Balkanweb)

Next Post
Përmbytjet/Panariti: Ja pse qeveria e Ramës nuk e do emergjencën

Përmbytjet/Panariti: Ja pse qeveria e Ramës nuk e do emergjencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In