• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetar partish apo bajraktarë?!

by Keti Bazhdari
27/05/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari

Ka kohë që një shqetësim i tillë m’i trazon mendimet, por si duket më përpara s’pata motiv kaq frymëzues, sa ky i listave të PD-së sot, që t’më shtynte të ulesha të shkruaja dicka. Ndoshta duket paksa e çuditshme kjo, por në një format krahasimi referuar koordinatave karakteriale, unë e ndjej se qëndroj paksa jashtë kontureve të asaj cfarë definon shqiptarin/en tipik/e dhe për këtë shpesh më cilësojnë si kontroverse. E në fakt është në natyrën time të prirem drejt përplotësisë se brendshme, që sikurse më krijon luksin e të qenurit rehat me veten dhe neglizhente për shumicën e cënimeve në nivel personal, më mallkon me parehati dhe reagim në planin shoqëror ndaj cdo fenomeni që cënon sadopak logjikën e pastër të gjërave.

Arrogancën dhe marrjen peng të arsyes, përvecse viagër për të pasigurtët patologjikë, i konsideroj edhe ndezësit me të fortë të zemërimit tim. Në këtë pikë s’kam dyshim që pothuajse të gjithë e perceptojnë njëlloj, pavarësisht sa të ndryshëm jemi në thelb dhe sa kohë i duhet njërit apo tjetrit të nxjerrë feedbackun e plotë të fenomenit shqetësues për të krijuar nxitësit e një reagimi të përbashkët gjithnjë e më të pashmangshëm. E kam bindje absolute që askush nuk mund të vazhdojë gjatë të shohë se si ngjizen embrionë shprese në barkun e balenave, ndërkohë që lindin pareshtur kërmij dhe të hiqet sikur beson se po lindin balena.

Që shpresa të përkthehet në veprim ka nevojë për shumë vullnet të përbashkët, të cilin duhet ta drejtojnë, por jo ta deformojnë pesë a më shumë kryetarë partish. Ashtu sikurse ekosistemet, apo organizmi i njeriut, edhe ekonomia e shoqëria kanë aftësi vetërregulluese, por nëse nyjat limfatike(partitë) të këtij organizmi të madh, mbyllen e hapen sipas oreksit të një elementi(kryetarit te partisë), duke crregulluar ecurinë normale të kujtdo që guxon të thotë dhe të sjellë të vërtetën e vet dhe të asaj cfarë ai apo ajo përfaqëson, atëherë më thoni ju si do i vejë halli i së tërës?! Natyra në gjithë ekzistencën e vet i rregullon raportet me ligje që favorizojnë më të mirët, në këtë pikë refuzoj katekorikisht ta pranoj që dikush mund të dalë mbi natyrën, përvecse duke manipuluar turmat për pak kohë, gjë që e shoh cdo ditë e më të vështirë e cdo ditë e më të pamundur.

Për ata që kanë marrë mundimin të lexojnë e mësojnë përmendësh psikologjitë e turmave, i kujtoj që as Gustav le Bon e as Frojdi a ndonjë tjetër nuk jetuan dhe folën për një kohë kaq dinamike sa kjo e sotshmja, ku e vetmja gjë që nuk mungon është informacioni. Ata iu referuan pikërisht mungesës së tij, pasi nuk kishin dyshim që askush nuk ka as do ketë ndonjëherë eskluzivitetin mbi “të vërtetën”, por përsa kohë masat prireshin drejt shpresës dhe nuk kishin me se ta konfrontonin performancën do të ishin të destinuara tu bindeshin, bajraktarëve të caktuar që u imponoheshin me propagandë dhe prerje kokash. Po sot a ka mundësi të ndodhi kjo dhe nëse po sa zgjat?!.

Në kohën e internetit cdo njeri ka mikrofonin e vet dhe të drejtën për ta përdorur. Kushdo mund të tallet apo aktrojë duke propaganduar si Lenini, Hitleri apo Ducja, ose mund të hiqet seriozisht si  Kreshnik Spahiu apo ndonjë tjetër më i rëndësishëm. Asgjë e vecantë nuk duhet, mjafton të jeni aq të papërgjegjshëm sa duke disponuar minimumin e mjeteve jetike dhe të ekspertizës, tu premtoni njerëzve maksimumin e pritshmërive të tyre dhe ja ku u bë. Por cfarë fundi do të ketë kjo pastaj, askujt nuk i pëlqen ta mendojë? Unë jam e bindur që nga kontratat qorre të gjitha palët dalin të humbura, por ndryshimi me kohët e perandorive, që në shqip i shkon më shumë bajraqe, dhe të cilat ne i kemi të rekorduara si periudhat më të lavdishme të injorancës, është se atëherë fundi vononte shumë dhe përgjithsisht megallomani kish vdekur natyralisht, kurse sot mendoj se fundi vjen shpejt dhe cka është më e keqja është edhe i paqartë./a.ç

Next Post
Mbeti jashtë liste, deputeti i PS: I bashkohem Patozit për revolucion politik

Mbeti jashtë liste, deputeti i PS: I bashkohem Patozit për revolucion politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com