• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetar, “listat” pothuajse mbaruan…

by Artur Ajazi
30/06/2020 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Lulzim Basha po premton se “policët, mësuesit dhe infermierët do të përfitojnë miliona me taksën e PD”, një tjetër zhvillim “demokratik” është duke përfunduar në rrethe. Drejt bazës nga dita e hënë, janë nisur me mjetet e tyre, pothuajse të gjithë ish-listaxhinjtë e 2017, ata që nuk “tradhëtuan” dhe nuk pranuan të marrin mandatin e deputetit kur Lulzimi dhe shpura e partisë i “dogjën” ato. Kanë vajtur ata në pothuajse të gjitha degët e mëdha dhe të vogla, për tu rikonfirmuar edhe njëherë sipas “direktivës së re të kryetarit, që kandidati të dalë nga baza”.

Nuk ka mbetur njeri pa vajtur, në Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër, Vlorë e Sarandë, Berat dhe Kolonjë, nga “qëndrestarët” e 2017, nga ata që prej 4 vitesh “po rropaten me shpresën se Lulzimi kësaj here do të fitojë dhe do të bëhet kryeministër”. Kryetar, listat me “emra të pavarur” dhe të dala nga baza e PD, pothuajse janë gati. Mos i mundo më tepër ata njerës që i kanë mbetur akoma Partisë Demokratike në rrethe, sepse kam mendimin se do të hapen “petët e lakrorit”.

Ato “petë” që prej 8 vitesh ju lanë ju në opozitë, dhe që mund t’ju lenë sipas shanseve, edhe nja 8 vjet të tjera. Mos i ngut dhe mos i trazo më tepër “ujërat në bazë” kryetar, sepse mund të dalin “xhevahire” për shumicën e atyre që ke emëruar ti dhe sekretarët, dhe mund t’ju ikin edhe ata që bëjnë sikur janë me ju. Kryetar, listat me “kandidatë” të dalë nga baza, pothuajse janë gati, vetëm data dhe viti do tu ndryshohet, do të mbahen edhe nja 30 apo 40 ditë në zyrën tuaj, për ti mbushur “rradaken” popullit, dhe do të shpallen pastaj.

Kryetar, në degët e Partisë Demokratike, ka nja 6-7 vjet që nuk dihet kush është i pari dhe i dyti, ka nja 6-7 vjet që nuk shkel njeri veç atyre, që paracaktohen të parapaguajnë pronarët e autobuzëve dhe “protestuesit” e pavarur, thjesht si thua ti “popullin e mërzitur”. Kryetar listat janë gati, madje në proces-verbalet e “mbledhjeve” të grupseksioneve, do të gjesh edhe emrat e kryetarëve të rinj në zona dhe lagje, pavarsisht se askush nuk i njeh. Gjithsesi kryetar, as ti, nuk ke për ti njohur ndonjëherë, sepse janë gjetur në biseda kafenesh, duke folur për “fitoren e PD”.

I ke gati listat zoti Basha, edhe pse sejmenët dhe agallarët e SHQUP-it, që kanë qenë, dhe do të jenë të parët në rrethe, nuk kanë marrë mundimin të mbledhin qoftë edhe 20 apo 30 vetë nga “anëtarësia” për ta bërë të besueshme përzgjedhjen e tyre. I ke gati listat zoti Basha, edhe pse kjo fushatë qysh tani, duket e pamundur për ju, për faktin sepse po konstatoni në takimet tuaja se Partia Demokratike, ka rënie të ndjeshme edhe pse keni 8 vjet në opozitë, edhe pse po premtoni “taksën demokratike”, edhe pse po përbetoheni se “policia, mësuesit, ushtria, mjeksia, etj, do të fitojë me taksën tuaj”, edhe pse po u premtoni bizneseve “lehtësira maksimale dhe mbështetje, fermerëve 100 milion euro, qysh vitin e parë” etj.

I ke gati listat zoti Basha, ndaj mos i vono shumë, shpalli publikisht dhe bashkë me ato, shpall edhe “fitoren me ekipin e ri të një partie europianiste”.Madje nga shtatori,vetshpallu kryeministër, se bën vaki del “ëndërra” që ka parë Grida para disa ditësh…

Next Post
Rreth 3 metra i gjatë, kapet në Vlorë peshkaqeni-dhelpër (VIDEO)

Rreth 3 metra i gjatë, kapet në Vlorë peshkaqeni-dhelpër (VIDEO)

Comments 1

  1. artisti says:
    6 years ago

    humor brilant

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com