• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kryesindikalisti i minatorëve: Statusi kalon në Kuvend sëshpejti

by A R
11/02/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria bashkë me Federatën e sindikatës së minatorëve do të përgatisë draftin për statusin e minatorit.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci në një deklaratë për mediet lidhur me statusin e minatorit, u shpreh se “Qeveria bashkë me sindikata ka marrë përsipër që shumë shpejt të kalojë në qeveri dhe në parlament statusin e minatorit, ashtu siç është përgatitur nga grupet e interesit, sindikata dhe qeveria”.

“Drafti i dakordësuar është që do të përfitojnë të gjithë ata minatorë, të cilat kanë një vjetërsi pune mbi 10 vjet e 6 muaj. Edhe ata që kanë 7 vjet apo 6 vjet do të përfitojnë vjetërsinë e punës në bazë të këtij projektligji që do të dalë tani”, u shpreh Koleci.

Përveç vjetërsisë, minatorët tha Koleci, “përfitojnë edhe tek paga e cila do të llogaritet me pagën minimale të vendit herë 1.4 që shkon rreth 380-400 mijë lek pensioni. Do të llogaritet edhe fasha e të gjithë punonjësve që kanë dalë në pension që para viteve 90 e deri tani në 2015. Edhe ata që kanë 2 vjet pa dalë në pension edhe ata e përfitojnë”.

Ai u shpreh se drafti do të kalojë në fund të këtij muaji.

Koleci ka ftuar edhe sindikatat e tjera, të cilat kanë sjellë amendamentet e tyre që të vijnë dhe të ulen në tryezë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë minatorëve në të gjithë Shqipërinë kudo që ndodhen, që ata do të jenë të kënaqur me këtë projekt/status dhe këtë lëvizje që po bën Federata e Sindikatave të Shqipërisë së bashku me Konfederatën dhe grupet e interesit të minatorëve”, tha Koleci.

Ai gjithashtu theksoi se, “nuk do të lejojmë asnjë person që të shkelë rregullat dhe të dalë në protestë përpara zyrave qeveritare, grupe të caktuara që nuk kanë interesin e sindikatave”.

“Ne jemi grupi më i madh që përfaqësojmë të gjithë minatorët e Republikës së Shqipërisë, përfaqësojmë rreth 8 mijë veta”, tha Koleci.

Paraditen e sotme një grup minatorësh kanë protestuar sërish para Kryeministrisë duke kërkuar miratimin e statusit. Grupi i minatorëve kanë paralajmëruar se do të futen në grevë në rast se nuk miratohet statusi, ndërsa i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.

/lexo.al/a.rada

Next Post
Task-Forca Antikorrupsion, 13 masa disiplinore dhe dy largime nga puna

'Dajti'/ Ministrja Gjonaj: KLGJ të shkarkojë gjyqtarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In