• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesimi i OSBE/ Ambasadori i Ukrainës: I vlerësojmë shumë përparësitë e kryeministrit Rama

by Java News
09/02/2020 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Yevhenii Tsymbaliuk, Përfaqësues i Përhershëm i Ukrainës në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë ka vlerësuar marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020 nga Shqipëria si dhe përparësitë e paraqitura nga Kryeministri Edi Rama tek Këshilli i Përhershëm, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria po qëndron e patundur në parimet dhe angazhimet e saj.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Tsymbaliuk thekson se, “e mirëpritëm me kënaqësi kryesinë shqiptare dhe faktin që Shqipëria vendosi të ndërmarrë një barrë, por gjithashtu edhe një përgjegjësi të tillë të madhe për këtë vend. Ne e mirëpritëm edhe për faktin se kemi marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe përparësitë e paraqitura nga Kryeministri Rama te Këshilli i Përhershëm treguan se Shqipëria po qëndron e patundur në parimet dhe angazhimet e saj dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne, sidomos një parim i tillë si integriteti territorial dhe sovraniteti, në mënyrë të veçantë për ne, për Ukrainën, që po përballet me luftën në Donbass, me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe me pushtimin e Krimesë nga Rusia”.

Pra, theksoi ai, “çështja e integritetit territorial dhe sovranitetit janë të rëndësishme për Ukrainën. Për sa i përket prioriteteve të përshkruara nga Kryeministri Rama, edhe ato janë gjithashtu të rëndësishme, me të cilat organizata do të punojë, do t’i zhvillojë ato dhe do të mbetet aktore kryesore në Europë, në termat e sigurisë dhe të bashkëpunimit”.“I uroj një sukses të madh kryesisë së Shqipërisë dhe jam i sigurt se do të jetë një sukses, sepse e njoh delegacionin, i njoh kolegët e mi në Vjenë, ata janë profesionistë të nivelit të lartë dhe jam i sigurt se ata do të jenë në gjendje të zbatojnë përparësitë që shpjegoi Kryeministri Rama”, u shpreh Tsymbaliuk.

Duke u ndalur te vizita kryetarit të OSBE-së, Kryeministrit Edi Rama në Ukrainë, Tsymbaliuk u shpreh për ATSH se, “është me të vërtetë një kënaqësi, një privilegj për Ukrainën të mirëpresë kryeministrin Rama si kryetar i zyrës së OSBE-së. Besoj se ka të bëjë gjithashtu edhe me rëndësinë që pala shqiptare, si kryesi, po i kushton konfliktit Rusi-Ukrainë, me qëllim zgjidhjen e saj ose, të paktën, shpresoj, një progres të madh në zgjidhjen e atij konflikti”.Ne, vijoi ai, “duhet të vazhdojmë ta ndjekim këtë rrugë hap pas hapi. Unë mendoj se në këtë aspekt, vizita e Kryeministrit Rama ishte shumë e suksesshme. Ai pati takime të nivelit më të lartë, me presidentin e Ukrainës, kryetarin e Parlamentit, me kryeministrin e Ukrainës, sigurisht edhe me ministrin e Jashtëm”.

“Unë kam qenë i pranishëm në të gjitha këto takime dhe mund t’ju siguroj se mirëkuptimi i përbashkët gjatë këtyre takimeve u rrit dhe mendoj se tani kryesia e Shqipërisë e kupton më mirë se cila është Ukraina, cilat janë kostot e problemeve nga konflikti Rusi-Ukrainë. Gjithashtu, edhe Ukraina e kupton shumë më mirë se si mund të bashkëpunojë me kryesinë, me qëllim që të arrijmë përparësitë tona”, tha Tsymbaliuk për ATSH.

Kryeministri Rama gjithashtu e ka renditur çështjen e konfliktit në Ukrainë si një nga prioritetet e Shqipërisë, Tsymbaliuk tha se, “ne e mirëpritëm këtë. Është një ngjarje e shumëpritur për OSBE-në për të bërë një progres thelbësor në këtë aspekt, sepse ne kemi përparësi në shumë fusha, që u përshkruan edhe nga Kryeministri Rama, gjithashtu, por si mund të bashkëpunojmë ne lirshëm apo të mendojmë për diçka tjetër, kur kemi një konflikt të nxehtë në zhvillim e sipër në Europë?”.Pra, theksoi ai, “organizata jonë është një organizatë për sigurinë dhe bashkëpunimin. Dhe unë mendoj se siguria duhet të vijë e para dhe duhet të ndiqet nga bashkëpunimi i bazuar në siguri”.

Prandaj, shtoi Tsymbaliuk për ATSH, “edhe ne e mirëpritëm faktin që Ukraina është vënë si përparësi për kryesinë shqiptare dhe, sikurse e kemi përmendur tashmë, ne shpresojmë që kryesia të jetë në gjendje të arrijë një farë progresi në këtë aspekt, me mjetet që OSBE ka: nëpërmjet Përfaqësueses Speciale të Kryetarit të OSBE-së, që është ambasadorja Heidi Grau, e cila është përfaqësuese e OSBE-së në Grupin e Kontaktit Trilateral në negociatat në Ukrainë dhe, gjithashtu, nëpërmjet Misionit Special të Monitorimit në Ukrainë, që ka mandat të gjerë për monitorimin e situatës në Ukrainë, 24/7, domethënë edhe gjatë natës”.

“Pra, duhet vetëm që këto gjëra të vihen në zbatim ashtu sikurse ranë dakord në Paris, gjatë një takimi formal, presidenti i Ukrainës, kancelarja Merkel, presidenti Macron dhe presidenti Putin. Jam i sigurt se kryesia shqiptare do të bëjë më të mirën, me qëllim që ta mbështesë këtë proces”, theksoi ai. ATSH

Next Post
Humbja ndaj Veronës/ CR7: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Humbja ndaj Veronës/ CR7: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In