Kryesia e Partisë Socialiste përcaktoi kandidatët për kryetar të 61 degëve në vend. Pas konsultimeve në këtë forum, u seleksionuan emrat e kandidatëve që u propozuan nga baza.
Procesi pritet të nisë të mërkurën ku do të mbahen zgjedhjet për kreun e PS në Fier. Ditët në vijim procesi do të zhvillohet në të 61-bashkitë e vendit.
Sipas parashikimeve i gjithë procesi pritet të mbyllet të djelën, për të caktuar 61 drejtuesit e PS në bashkitë e reja./a.m.