• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesia e PD, vitrina e krizës së identitetit

by A R
22/09/2017 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Debatet dhe sherret deri në nivele joserioze në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së, kanë nxjerrë në pah një fakt tronditës dhe mjaft domethënës: atë të mungesës reale të përfaqësimit elitar në këtë institucion mjaft të rëndësishëm politik. Pa pasur nevojë të analizohen emër për emër anëtarët e kryesis së PD-së, duke përdorur një sistem krahasimor të nivelit intelektual dhe profesional të kësaj force politike, që nga themelimi i saj e deri në ditët e stome, vë re lehtësisht se ky nivel është në rënie të lirë. Fenomeni i thjeshtëzimit deri në banalitet i elitës në nivelet e larta të instiutucioneve partiake, nuk është vetëm një virus që ka prekur PD-në, por edhe forca të tjera me peshë në jetën politike të vendit. Por në PD shquhet më qartazi thjeshtëzimi i nivelit elitar sa i përket vlerave intelektuale, akademike dhe profesionale. Eshtë e vërtetë që Berisha ndër vite i ka trajtuar forumet e rëndësishme vendimarrëse të PD-së, thjeshtë si formalitete. Por nga ana tjetër është përpjekur të bëjë kujdes që të ketë në kryesi edhe disa personalitete me vlera akademike e profesionale, me qëllim ruajtjen e imazhit të një institucioni mjaft të rëndësishëm siç është kryesia e PD.

Përpos kësaj, kryesia reflekton edhe karrierën politike të individëve, të cilët janë shprehje e kontributit ndër vite. Rigjenerimi i kryesis së PD bëhet në mënyrë graduale, konkuruese e natyrisht edhe të kujdesshme, pasi është dhe vitrina e partisë. Futja e elementëve pa përvojë politike, me kontribute thuajse zero, pa asnjë spikatje në fushën profesionale apo intelektuale, natyrisht që në mos sot, nesër kthehen në barrë për partinë. Për shkak të llogarive me natyrë personale që bën kryetari i PD, kur i kandidon për anëtarë kryesie, ata mendojnë se postet ju takojnë dhe nuk bëjnë asgjë për ta merituar. Eshtë pikërisht ulja e stekës, sa i përket profileve të anëtarëve të kryesis, ajo që më pas e bën këtë institucion të rëndësishëm partiak të bjerë në nivele aspak serioze. E njëjta problematikë shihet dhe sa i përket përfaqësimit të nivelit parlamentar. PD duket se ka hyrë jo në një krizë elektorale, por në një krizë identiteti, e cila është me pasoja më afatgjata se një krizë zgjedhore. Të përpiqesh të shesësh sot nivelin e kryesis së PD si nivelin më të lartë akademik e elitar në vend, tregon realisht se PD ka një problem serioz me vetëveten. Sa për ilustrim të akuzosh Ramën pse zihet Gjana me Mezinin në kryesinë e PD është shembulli më i qartë i krizës së identitetit dhe i varfërisë intelektuale.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e shtunë 23 shtator 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In