• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesia e PD, Bejko: Të zgjidhet sa më parë kryetari, nëse Basha bashkëpunon me Berishën largohem nga partia

by Java News
06/06/2023 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ditën e djeshme, PD mbledh sot Kryesinë. Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Roland Bejko i ftuar në “Newsline” u shpreh se kryetari nuk do të zgjidhet sot, por sot  do të vendosen modalitetet për riorganizimin e PD.

“Kryetari nuk zgjidhet sot. Sot do të vendoset modalitetet për fillimin e riorganizimit të PD dhe 21 ditë që nga dita që kanë m baruar zgjedhjet janë shumë, ky organizim duhet të kishte nisur me kohë.

Tani besoj se do të gjendet modalitetet dhe një orë e më parë duhet të bëhet organizimi i partisë” tha Bejko.

Në përfundimin e mbledhjet se Grupit Parlamentar ditën e djeshme, në një nga pikat thuaj se në 15 korrik duhet të zgjidhet kryetari i ri. Bejko tha se çdo propozim do të merret në shqyrtim nga kryesia.

“Çdo propozim që ka ardhur do të merret në shqyrtim nga kryesia. Dy takimet e mëparshme kanë qenë forume konsultative, jo me fuqi ekzekutive.

Do shohim çfarë do të ndodhë në mbledhjen e kryesisë. Personalisht jam që të bëhet se ma parë. Të zgjidhet kryetari me parimin një anëtar një votë” tha ai.

Bardhi tha ditën e djeshme se është gati të ulet në tavolinë edhe me Berishën, e për këtë Bejko tha se ai dhe shumë të tjerë si ai në PD refuzojnë të bëjnë të njëjtën gjë si Bardhi, pasi Berisha dhe statusi i tij ishte arsyeja se pse ata u ndanë.

“Unë nuk mund të flas për atë që ka thënë Bardhi. Mund të deklaroj që Roland Bejko dhe shumë si Bejko në PD përjashtojnë çdolloj negociate me Berishën, pasi statusi që ai ka qenë arsye qe ne jemi ndarë.

Në jemi duke projektuar themelimin e të djathtës së re, me logon e vjetër.

E pafalshme që në parashkrimin e pikave që kishte bërë grupi parlamentar i PD, në fund ishte një klauzolë ku thuhej në rast se do të ketë një vendim ndryshe nga ky, nuk do të zbatohet.

PD ka nevojë të rikonstruktohet dhe të bëhet një alternativë për qeverisjen në zgjedhjet e vitit 2025” u shpreh Bejko.

Në  lidhje me faktin se Basha ka dalë në skenë si kandidat për të rimarrë drejtimin e PD, Bejko tha se bën mirë të dalë dhe është një alternativë për të marrë drejtimin e PD.

“Shumë mirë, si Basha të dalin dhe kandidatura të tjerë. Ai është një alternativë për të marrë drejtimin e PD, statuti nuk e ndalon, statuti ndalon “non gratat” dhe ata që kanë probleme me drejtësinë” tha Bejko.

Në fund Bejko u shpreh se nëse Basha do të merrte drejtimin e PD dhe do të bashkëpunonte me Berishën, në pamundësi për të larguar Bashën do të largohej vetë nga PD. Në fund ai njoftoi se nuk do të kandidojë për kryetar, por do të jetë aty në riorganizimin e PD.

“Nëse kjo ndodh, unë do të largohem nga grupimi ku bënë pjesë zoti Basha. Do ta bëjë këtë në pamundësi për të larguar Bashën, nëse do kisha mundësi ta bëja do të largoja atë.

Nuk do të jem kandidat për kryetar” përfundoi Bejko./m.j

Next Post
U ndërtuan 4 kate shtesë/ Arrestimi i Dakos, hetimet e SPAK pas kallëzimit nga 15 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti

U ndërtuan 4 kate shtesë/ Arrestimi i Dakos, hetimet e SPAK pas kallëzimit nga 15 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In