• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeqyteti Europian i Rinisë/ Veliaj prezanton thirrjen për projekt propozime: Shans historik për Tiranën!

by
10/01/2022 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana e ka nisur vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, me një super program, që do të zgjasë 365 ditë, i cili i jep jetë një kalendari projektesh me nisma e aktivitete të shumta që mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh me në qendër rininë.

Për këtë qëllim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me drejtues të institucioneve të arsimit të mesëm publik të kryeqytetit, ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, shpalli thirrjen për hapjen e aplikimeve për projekt propozime me fokus mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se investimet në arsim sot, për një brez të rinjsh më të përgatitur nesër, janë të dukshme.

“Doja shumë të vinit në Kombinat për të parë se shkolla ‘Lasgush Poradeci’ nuk është ‘3D’, por realitet; në fakt, është shumë më e mirë se shkollat ku kam mësuar unë kur kam qenë student jashtë. Sigurisht, teknologjia avancon, çdo gjë e re është më e bukur se ajo që është bërë më përpara edhe në vende shumë më të zhvilluara, por kush e kishte menduar se do të kishim një shkollë të këtij standardi në Kombinat? Kemi mundësi që nuk i kishim më përpara. Çdo shkollë po bëhet me një sallë që mund të shërbejë si teatër, kinema, apo për aktivitete,” u shpreh Veliaj. Ai tha se për vendin tonë këto janë vite të rëndësishme, si në aspektin lokal, ku Tirana ka marrë këtë vit titullin si Kryeqyteti Europian i Rinisë, ashtu edhe në planin kombëtar, ku Shqipëria është anëtare e KS të OKB për dy vite.

“Po ndodhin dy gjëra, në dy platforma të ndryshme: Një është platforma lokale dhe tjetra platforma kombëtare. Në platformën kombëtare, Shqipëria në vitin 2022-23 është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Në një botë që po ndryshon shumë shpejt, sidomos pas Covidit, por edhe me të gjitha lëvizjet gjeopolitike, është fat i madh që kemi edhe një platformë lokale. Ne kemi një shans historik për Tiranën tonë. Në fakt është hera e parë që marrim titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të rinjtë të bëhen pjesë me projektet dhe idetë e tyre, teksa numëroi edhe ambientet e reja sportive, si dhe projektet e ardhshme.

“Ne kemi marrë përsipër të ndërtojmë më shumë infrastrukturë rinore. Sapo hapëm stadiumin e lojërave me dorë “Farie Hoti”, i ribërë nga e para, apo Parkun Olimpik. Pallatin e Sportit duam ta fillojmë shumë shpejt. Të njëjtë gjë duam të bëjmë me stadiumin “Selman Stermasi”. Duam të bëjmë një thirrje për të pasur një infrastrukturë ku mund të lozin ekipet më të mëdha të futbollit të shkollave, ose të universiteteve. Duam gjithashtu që të mbarojmë këtë vit Piramidën, e cila do jetë hapësira më e madhe për teknologjinë e informacionit,” theksoi Veliaj. Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se, “është meritë që Tirana do të jetë këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë, por kjo është dhe një mundësi e jashtëzakonshme që sistemi ynë arsimor duhet ta shfrytëzojë maksimalisht”.

“Së pari këtë vit si asnjëherë më parë ne kemi një buxhet shumë të lartë për aktiviteteve sportive në institucionet tona arsimore, për ekipe sportive, kampionate, gara. Asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur të vendoset një buxhet kaq i lartë për aktivitete sportive. E dyta, programi për artet e zejet, qeveria gjithashtu ka vendosur një fond në dispozicion, programi deri në muajin mars do jetë i detajuar në të gjitha elementët e tij për të gjitha shkollat në të gjitha qytetet e vendit, po natyrisht Tirana zë një vend të rëndësishëm,” shtoi Kushi.

Ky makro program do të zbatohet përmes 8 Programeve të cilët qëndrojnë si kolona mbajtëse nën sloganin Activate Youth.

/b.h

Next Post
covid

Studimi: Qelizat T nga ftohja e zakonshme mund të sigurojnë mbrojtje ndaj COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In