Nga Anri Bala
Adriatik Llalla, kryeprokurori i vendit tim, doli si zëdhënës mediatik, për të sulmuar qeverinë dhe të gjithë ata që po e “pengonin” të bënte “detyrën” me kolegët e tij, “luftëtarë të pamposhtur të krimit dhe korrupsionit”.
Kjo është e vertet, aq sa është e vërtet, se për shqiptarët, prokurorët dhe gjyqtarët, janë heronj dhe jo sharlatan dhe se vetingu është një farsë për të pastruar vendin nga “kristali”, e për ta mbushur me “blozë”.
Një nga ata është dhe zoti Llalla, që në historinë e tij si përfaqësues i drejtësisë, ka “dokorata” pa fund nga ata që e promovuan dhe e katapultuan, aty ku u duhej… për t’i mbrojtur.
Fjalimi i prokurorit të madh, me nota kërcënuese, më shumë i ngjante fëshkëllimës së një udhëtari të frikësuar nga errësira, që fëshkëllen, për t’i dhënë kurajo vetes.
Retorika e tij, për atë çfarë po ndodh, me stërkëmbshat që po i vendoste qeveria organit që ai drejton, përveçse qesharake, nuk i linin gjë mangut fjalimeve të porositësve, opozitës pa drejtim, që kërkon të bind qytetarët, se ajo nuk ka humbur, por është vjedhur, grabitur, nga krimi në pushtet.
Që është e njëjtë deklarata e zotit Llalla me atë të opozitës, nuk ka nevojë për diskutim, sepse janë të paktë shqiptarët, që nuk e kanë dëgjuar dhe parë atë. Por, a është e njëjtë historia “Llalla” me historin “Tahiri”?
Vërtet ti kërkon, që prokuroria të hetoi pa u cënuar, por a nuk të erdhi turp, kur përfaqësuesi i yt, dërgonte foto dhe dekonspironte aksionin e policisë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre në përballjen me krimin? A po prokuroria e ka të lejuar të cënoi ligjin?!
Në një vend ku ka drejtësi, përfaqësuesi i akuzës, “ushari” i yt, duhet të ishte arrestuar dhe dërguar para gjykatës, por ti heshte dhe as që e përmende këtë fakt.
Në fund të fundit, një shërbim të vogël, që mund të kushtonte jetën e dikujt, i bëre mikut të mikut tënd. Je krejtësisht i dyshimtë, për të mos thënë i përlyer!
Ti u the shqiptarëve me guxim dhe pa tu skuqur fytyra nga mashtrimi, se ju, si përfaqësues të akuzës, nuk do ndaleni së zbaturi ligjin, edhe sikur të akuzuarit të jenë pushtetar! Sa kam qeshur duke menduar me vete, se seriozisht duhet të jeni guximtari i madh kur ua thoni njerëzve këtë gjë.
Nëse ju vuani nga humbja e kujtesës, kjo nuk do të thotë se vuan kombi. Vërtet ju do ta bëni këtë gjë, tani që jeni në “qafthyerje”?!
Po ku ishe ti, kur pushtetarët që të promovuan e që i pranuan vrasjet në bashkëpunim, deklaruan para popullit duke u mburrur, se do kishin vrarë edhe më shumë?! Pra pranuan krimin dhe nuk u hyri gjemb në këmbë.
Ku ishe ti prokurori i vendit tim, kur Europa vinte kujën për shtetin e narkotrafikut brenda shtetit dhe ministri yt i Brendshëm, sot kryetari i opozitës, e vizitonte si turist, vetëm kur qytetarët e atjeshëm i jepnin “vizë”?!
Ku ishit ju prokuror “i ndershëm”, kur aeroplanët e policisë italiane, të dërgonin fotot e drogës 6 miliardë dollar dhe miqtë tuaj pushtetar i garantonin narkotrafikantët, se askush nuk do t’i prekte?!
Ku ishe ti prokuror, kur vrasësi i katër djemve nënash, sëbashku me dhjetra vrasës të tjerë, rrinin për shtatë palë qejfe në shtetin e tyre, të bërë dhuratë nga tarafi juaj?!
Thuaju shqiptarëve, se sa herë ti ose ndonjë prokuror i yti ka shkelur në Lazarat, deri kur erdhi në fuqi ky shtet, që qenka pengesë për ty… “të drejtin dhe të ndershmin”?! Mos vallë do të tallesh me ne, duke na thënë, se në atë kohë ke qenë shurdh dhe memec?!
Kaq shpejt e ke harruar, se ky ministri “trafikant”, ishte ai që e fshiu shtetin e krimit të ngritur para syve tuaj dhe gjithë botës, e ju nuk lëvizët as gishtin për të shkruar një copë letër?!
A e dini, që ai vend u la me gjak nga policia, nga ajo polici që ju po e anatemoni?!
A e dini, se ju dhe ish-ministrat e brendshëm të asaj kohe, duhet të jepni llogari për mosveprim dhe bashkëpunim me krimin?!
A mund tu thuash njerëzve, që ju duan “shumë”, për të mirat dhe drejtësinë që u keni bërë në mbrojtje të (pa)drejtësisë dhe mezi presin që të zhduket fara juaj… nga dashuria?!
Përse shkrimet nga një portal italian ordiner, për Tahirin janë fakte dhe ato për ju, të publikuara nga të gjitha mediat shqiptare… na qenkan “tullumbace”?!
Për qytetarët, historia “Llalla”, për mënyrën e pasurimit të tij, e publikuar me fotografi dhe fakte, ku një pjesë e tyre është pranuar edhe nga ju vetë, është shumë më e turpshme dhe kriminale se ajo e bisedës së dy trafikantëve për Tahirin.
Kjo sepse, edhe nëse nuk është e vërtetë, njerëzit dyshojnë kur i shikojnë, e jo kur i dëgjojnë në biseda kafenesh. Shpresoj të mos jetë asgjë e vërtet, por do ndjehesha tepër i fyer, nëse edhe një element i vogël i kësaj historie, do të ishte ashtu siç thonë gojët e liga (mediat) kur flasin për ju.
Askush nuk mund ta besoj, se dy zyrtarë shteti me pagesa buxhetore, në pak vjet, mund të jetonin në një luks të tillë! Askush nuk mund ta besoj se je i pastër dhe i ndershëm, kur je objekt i dyshuar i SHBA-së, e cila ta ka ndaluar ty dhe familjes tënde largimin nga Shqipëria drejt vendit të tyre.
Përse nuk nxirrni një urdhër arresti për veten?! Se të flasim drejt, ti nuk je i paprekshëm! E derisa e thonë mediat, të cilat për ty përbëjnë fakte, hetohu dhe ti pak… në burg, me të njëtën masë që kërkove për Tahirin, për atë, që ty dhe shokëve tuaj, i’u dha “vizë” për të hyrë të turpëruar, aty ku krimi ua kishte vënë “kufirin tek thana”…
Natyrishit, ne shpresojmë që askush që akuzohet si ju, prokuror, gjyqtar, polic dhe shtetar, të mos i shpëtoj hetimit nga drejtësia e re. Por, për ty është më mirë të heshtësh, derisa të marrësh çertifikatën e moralit!
Hesht zoti (krye)prokuror, deri kur drejtësia të deklarohet edhe për ju dhe miqtë tuaj! Mjaft u shërbeve atyre, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi! Bëj diçka për ne, se kush e di do të të duhet mëshira jonë, që ne të lutemi: Mëshiroje o Zot, se e bëri nga halli!