• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kryeprokurori i ri e nis me tërmetin: Në këtë fazë të vështirë, populli pret drejtësi nga ne

by A R
06/12/2019 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arta Marku i dorëzoi sot detyrën kryeprokurorit të ri Olsian Çela, që u votua dje nga parlamenti për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme.

Drejtuesi i ri i prokurorisë u shpreh në fjalën e tij të parë në institucionin që do të drejtojë se vendi ndodhet një fazë të vështirë, pasi po përballet me një krizë për shkak të tërmetit tragjik. Çela kërkoi nga prokurorët që të jenë në lartësinë e detyrës për këtë situatë, pasi njerëzit presin drejtësi.

Gjithashtu ai tha se roli i prokurorisë do të luajë një rol kryesor që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

“Ndoshta është hera e parë që kalon detyra në këtë mënyrë në këtë institucion. Transparenca është mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve dhe te publiku. Falenderoj dhe vlerësoj Markun për këtë punë në këto dy vite, në një fazë tranzicioni, ku vendi është përballur me mjaft probleme të mëdha. Ajo ka bërë më të mirën e mundshme. Tani hyjmë në një fazë të re, ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore, kjo kërkon një angazhim të ri dhe konceptim të ri si duhet të funksionojë ky organ.

Kemi kapacitetet për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së BE, rezultatet e punës sonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte, unë mendoj se ka tashmë ka mundësi që Kryeprokurori mund të japë kontribut për t’u dhënë jetë ideve të reja.

Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë” tha kryeprokurori i ri Olsian Çela.

/a.r

Next Post

Sinjalet e reja politike të Ramës në sulmin ndaj opozitës parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In